E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari rreh gruan shtatzënë

 

ITALI - Një 31-vjeçar me kombësi shqiptare është arrestuar dje nga autoritete policore të Raguzës në Itali, pasi kishte keqtrajtuar fizikisht për 10 vjet me radhë bashkëshorten e tij. Agjencitë e lajmeve të vendit fqinj bëjnë të ditur dje arrestimin e Bledar Renjës, 31 vjeç. Sipas burimeve, historia e trishtë e bashkëshortes 30-vjeçare të Renjës, niste plot 10 vjet më parë. Gjatë gjithë periudhës në vazhdim, ajo ishte poshtëruar, fyer dhe dhunuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Referuar të njëjtave burime, bashkëshortja e Renjës ishte detyruar të abortonte një fëmijë në vitin 2003, pasi bashkëshorti i saj e kishte goditur me një shkelm në pjesën e barkut gjatë kohës që ajo ishte shtatzënë. "Në kohën e kësaj ngjarjeje, femra kishte pohuar për mjekët se kishte rënë nga shkallët, duke e arkivuar në këtë mënyrë episodin e dhunës", sqaronin dje mediat e vendit fqinj. Sipas prokurorëve italianë, ka qenë e vështirë zbardhja dhe faktimi i ushtrimit të dhunës brenda familjes nga 31-vjeçari, pasi bëhet fjalë për krime që ndodhin brenda ambienteve shtëpiake dhe në mungesë të dëshmitarëve. Mësohet se hetimi për ngjarjen në fjalë ka filluar në gusht të këtij viti, pak ditë pasi Renja kishte rrahur mizorisht bashkëshorten e tij, ndërkohë që të pranishëm në të njëjtin ambient kanë qenë dhe tre fëmijët e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›