E Diel, 1 Nëntor 2026

“Taçi Oil” raporton naftën për solar, bllokohet anijaNga TemaKompania shqiptare e naftës, “Taçi Oil”, është përballur dje me zbulimin e trafikimit prej saj të naftës për solar, teksa një anije i është bllokuar në portin e Durrësit. Autoritetet shtetë

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

“Taçi Oil” raporton naftën për solar, bllokohet anijaNga Tema

Kompania shqiptare e naftës, “Taçi Oil”, është përballur dje me zbulimin e trafikimit prej saj të naftës për solar, teksa një anije i është bllokuar në portin e Durrësit. Autoritetet shtetërore nuk dhanë asnjë përgjigje zyrtare në lidhje me këtë bllokim të anijes, e cila qëndronte në det e mbushur me naftë, ndërkohë që ngarkesa, si shumë herë të tjera, raportohej për solar. Në anën tjetër, të dhëna zyrtare bëjnë të ditur se kompania “Taçi Oil” ka futur në kolaps kompaninë shtetërore të naftës, “Albpetrol”, pasi ka disa muaj që merr naftë nga kjo e fundit dhe nuk i ka dhënë paratë. Të dhënat thonë se detyrimi i “Taçi Oil” shkon në dhjetëra milionë dollarë.

Megjithatë, ajo që bie në sy është se këtë ndalim “Taçi Oil” përmes medieve pranë opozitës është munduar ta paraqesë si një presion politik nga mazhoranca, prej së cilës ka marrë shumë përfitime. Sipas tyre, është ministri Sokol Olldashi që po bën presion mbi Taçin.

Kështu, Taçi synon të luajë me dy porta, duke tentuar të ruajë situatën e tij, edhe nëse pushteti ndryshon.

Anija e bllokuar në det me naftë dhe mosdhënia e parave “Albpetrol”-it për naftën e blerë kanë së paku një lidhje. Ajo konsiston në faktin që kompania “Taçi Oil” po përpiqet të përdorë sa më shumë fuqinë e saj, në mënyrë që të shlyejë kreditë e mëdha që ajo ka marrë. Siç dihet, “Taçi Oil” është denoncuar, se ka blerë me anë të parave të siguruara nëpërmjet transaksioneve financiare fiktive kompaninë shtetërore të naftës, ARMO. Kompania “Taçi Oil” ka të drejtën e vetme të shesë në tregun shqiptar naftë të cilësisë D2, por këtë naftë ajo duhet ta nxjerrë nga rafineria e Ballshit. Për këtë ajo duhet të përdorë naftën bruto që merr nga “Albpetrol”. Kompania “Taçi Oil” në fakt importon naftë dhe për t’iu fshehur ligjit dhe detyrimeve financiare e raporton atë për solar, siç ka ngjarë me anijen e bllokuar dje. Po ashtu, kompania merr naftë bruto nga “Albpetrol” dhe nuk e paguan atë duke u shndërruar kësisoj de facto edhe në pronare të “Albpetrol”-it.

Kompania “Albpetrol” është në vështirësi për të paguar punonjësit dhe për të përballuar gjendjen e saj të rënduar financiare për shkak të spekulimeve të kompanisë “Taçi Oil”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›