E Diel, 1 Nëntor 2026

Më shumë se 250 mijë shqiptarë nuk do kenë të drejtë voteNga BBCAutoritetet në Shqipëri kanë bërë të ditur se ka përfunduar procesi i pajisjes me karta identiteti, një nga dokumentet, pa të cilat nuk do të mund të votohet më 28 qershor. Ministria e

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Më shumë se 250 mijë shqiptarë nuk do kenë të drejtë voteNga BBC

Autoritetet në Shqipëri kanë bërë të ditur se ka përfunduar procesi i pajisjes me karta identiteti, një nga dokumentet, pa të cilat nuk do të mund të votohet më 28 qershor.

Ministria e Brendshme bëri të ditur se më shumë se 250 mijë persona nuk do të kenë as karta identifikimi dhe as pasaporta, dhe si rrjedhojë nuk do të mund të votojnë.

Në votime, përveç kartave të identitetit, mund të përdoren edhe pasaportat e udhëtimit jashtë vendit.

Pa këto dy dokumente shtetasit nuk do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Zëdhënësi i Policisë, Fatmir Konja, thotë se listat e përgatitura prej saj me emrat e votuesve janë dërguar pranë KQZ dhe partive politike.

Ende në zyrat e aplikimit kanë mbetur stok rreth 300 mijë karta identiteti, mes të cilave, edhe të personave pa pasaportë. Njësitë vendore njoftojnë se një pjese të qytetarëve, edhe pse kanë aplikuar në muajt shkurt dhe mars, nuk u është prodhuar karta e identitetit ose do t`u dalë 24 orë para zgjedhjeve.

Çështja e kartave të identitetit ishte një nga më të rëndësishmet për zgjedhjet e 28 qershorit.

Subjektet politike kishin shprehur dyshime për manipulime të mundshme me listat e zgjedhësve dhe pajisja me kartat e identitetit do të duhet që të shmangë mundësitë për keqpërdorim të votës.

Në Tiranë kanë filluar të mbërrijnë një pjesë prej rreth 350 vëzhguesish afatshkurtër të OSBE/ODIHR.

Komuniteti ndërkombëtar do të mbikëqyrë me interes, si procesin e pajisjes me karta identiteti, ashtu edhe atë të votimit.

Janë bërë thirrje të vazhdueshme që zgjedhja e deputetëve në parlamentin e Shqipërisë të jetë sipas standardeve më të larta demokratike, që do të jetë një kusht për integrimin e vendit në BE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›