Kaka: “Moduli Ançelotit, i gabuar”

Ka nisur moda në shtëpinë e Milanit për të folur keq për trajnerin. Pas kritikave të tifozëve dhe lojtari holandez Klarens Sedorf, radha i erdhi mesfushorit brazilian, Kaka'. "Nuk jam gjendur mirë të luaj me dy trekuartistë dhe me një sulmues të vetëm. Luaj më mirë kur lëviz pas dy sulmuesve dhe është më e lehtë të gjej kohën e duhur për pasimin e fundit".