E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta-Elbasani 1-2, vendosin blerjet Elbasani, i udhëhequr nga një mbrojtës i madh i si Nevil Dede, mori revanshin ndaj Teutës, me të cilën humbi në fazën e parë në “Ruzhdi Bizhuta” me rezultatin 0-1.

Elbasani i justifikoi plotësisht shpenzimet e mëdha financiare në merkaton dimërore me një fitore të rëndësishme  në trasnfertë kundër Teutës (1-2) “Niko Dovana”, një një stadium ku mbizotëruan tifozët elbasanas dhe megabanderolat e tyre në mbështetje të presidentit të arrestuar nga policia, Arben Laze.

    Një gol i rrallë për nga ekzekutimi i Rrahman Hallaçit me një goditje të lirë nga 35 metra në minutën e 29-të dhe një tjetër nga Eleandro Pema në minutën e 47-të, i dhanë edhe avantazhin e përkohshëm prej dy golash Elbasanit dhe kënaqësinë e madhe trajnerit Mirel Josa. Për Pemën, i mbërritur nga Flamurtari, ky ishte goli i parë sezonal.

    Talenti 19-vjeçar Vilfor Hysa shënoi në minutën e 62-të golin e nderit për Teutën, por që nuk mjaftoi për të entuziazmuar skuadrën e Sulejman Starovës.

    Për Hysën, një prodhim i shkollës së Tiranës, ky ishte goli i katërt sezonal dhe i 10-ti me fanellën e Teutës në 47 ndeshje me skuadrën durrsake, përfshirë dhe gjashtë golat e sezonit të kaluar.

    Elbasani, i udhëhequr nga një mbrojtës i madh i si Nevil Dede, mori revanshin ndaj Teutës, me të cilën humbi në fazën e parë në “Ruzhdi Bizhuta” me rezultatin 0-1.

    Për Teutën debutuan blerjet dimërore Arjan Sheta dhe ai orës së fundit para mbylljes së merkatos, Enkel Alikaj.

    Nga këndvështrimi statistikor, kjo ishte fitorja e 56-të historike e Elbasanit në 126 përballje me Teutën (41 fitore, 29 barazime).

    Në javën e 19-të, Elbasani do të luajë në transfertë me Lushnjën e vendit të fundit (fitoi në fazën e parë 2-0), ndërsa Teuta do të luajë në Vlorë me Flamurtarin (fitoi në fazën e parë 1-0).

E Shtune, 31 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›