Flamurtari dhe Teuta ne fushe
Është radha e Teutës dhe Flamurtarit. Pas kualifikimit të Tiranës në turin e dytë të Europa League, tashmë në fushë do të zbresin dy skuadrat shqiptare që zhgënjyen në ndeshjet e para.
Flamurtari ka udhëtuar drejt Hungarisë me besimin se mund të përmbysë disavantazhin 1-0, pas disfatës minimale në Vlorë përballë Budapest Hondev. Skuadra e drejtuar nga Shkëlqim Muça do të zbresë në stadiumin “Josef Bosik” të Budapestit me objekivin të shënojë të paktën një gol.
Për këtë arsye sytë janë drejtuar nga potenciali i shkëlqyer ofensiv i kuqezinjve, me Memellin, Pejiç e Sozën në repartin sulmues. Por, në takimin që starton në orën 20:30, vlonjatët duhet të jenë të kujdesshëm mbi të gjitha në mbrojtje, pasi rrezikojnë ta pësojnë ashtu si në përballjen e parë.
Në anën tjetër, trasferta e Teutës në Gjeorgji duket më tepër një formalitet. Humbja 3-0 në takimin e parë në shtëpi përballë Metalurg Rustavit lë pak vend për shpresa dhe duket se durrsakët i kanë dhënë lamtumirën e parakohshme kupave të Europës.
Ndeshja e Teutës starton në orën 16:00 dhe tekniku Hasan Lika është i ndërgjegjshëm që do të ishte e tepruar të ëndërrohej për një mrekulli.