Brazil Pele shperndan pica

Pele, legjenda e futbollit brazilian dhe futbollisti më i mirë në histori, përveç sportit më popullor në botë, impenjohet edhe në aktivitete të ndryshme. Ai ka provuar muzikën, këngën dhe aktorin, megjithatë asnjëherë deri më sot nuk ishte shfaqur si një picier.
Kjo është iniciativa më e fundit e “O’Rei”-t, që pranoi menjëherë një fushatë marketingu të Santosit, klubit të tij të zemrës. Fillimisht Pele iu bashkua punëtorëve të një picerie, ku nuk nguroi të ndihmonte specialitët që përgatisnin picat e shijeve të ndryshme.
Gjithashtu, ishte vetë Pele ai që merrte porositë me telefon nga tifozët e Santosit, që nuk e kishin idenë se më cilin po flisnin. Më pas, ai veshi uniformën si një punonjës dhe ka shpërndarë picat në shtëpitë e atyre që kishin bërë porosi.
“Është hera e parë që e provoj këtë”, tha Pele në filmimet që tashmë kanë bërë xhiron e botës. Aty ish-sulmuesi legjendar shfaqet duke pyetur me kujdes klientët nëse e duan “picën me pulë apo djath?”.
Më tej, kur shkon në shtëpitë e tifozëve, të cilët janë natyrshëm të emocionuar pasi kanë përballë idhullin e tyre, “O Rei” nuk heziton ti kërkojë që të hajë edhe ai një copë pice, duke u thënë: “E kam përgatitur unë dhe është shumë e mirë”.