E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohet stafi i sigurise per lojerat olimpike

Forcat e armatosura në Britani janë në gjendje gatishmërie për të siguruar 3 mijë e 500 trupa shtesë, të cilat do të ndihmonin mbajtjen e sigurisë në Lojërat Olimpike 2012 në Londër. Kështu ka deklaruar ministrja e Brendshme e Britanisë Teresa May, e cila është shprehur se lojërat Olimpike nuk mund të rrezikohen.

Mundësia për zgjerimin e masave të sigurisë vjen për shkak të frikës së kontraktuesi privat G4S nuk do të mund të jetë në gjendje të sigurojë staf të mjaftueshëm për ta mbajtur nën kontroll situatën e sigurisë.

Forcat e armatosura tashmë kanë vënë në dispozicion 13 mijë e 500 njerëz, gjë që pas shtimit të tyre do të shkonte në 17 mijë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›