E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari fiton minimalisht përballë Shkumbinit

Vlorë - Flamurtari arriti të marrë një fitore minimale 1-0 përballë Shkumbinit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Vlonjatet arritën të ruanin të paprekur portën e tyre brenda në fushën e vet, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Flamurtari e gjeti rrjetën në minutën e 27-të me anë të Halim Begajt. Autori i golit arriti të shfrytëzojë mjaft mirë një krosim të Robert Alvizh. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas dy javësh në stadiumin “Shkumbini” të Peqinit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›