E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mata vazhdon në Valencia

Nga Express më 14 janar 2011 në ora 17:32

Mesfushori i Valencias, Juan Mata ka vazhduar kontratën e tij me klubin deri në qershor të vitit 2014. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Valencias, Manuel Llorente, gjatë një takimi të bordit.

Marrëveshja e kaluar ishte paraparë të skadonte në fund të sezonit të ardhshëm, ndërsa Mata ka vendosur të mbetet në Mestalla deri më 2014.

Bisedimet me 22 vjeçarin kishin filluar para një viti, mirëpo problemet financiare rezultuan me ngecje deri tani kur është arritur marrëveshja. Mata ka luajtur 21 ndeshje për Valencian këtë sezon në të gjitha garat dhe ka shënuar katër gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›