Juve, dëmtohet Luca Toni

Juventus duhet të bëjë pa sulmuesin Luca Toni për një muaj. Qendërsulmuesi i sapombërritur në Torino u largua dje nga fusha gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë që Juventus luajti ndaj Catania-s.
Futbollisti italian është dëmtuar në ligamentin e gjurit të djathtë dhe sipas klubit bardhezi pritet të rikthehet pas 25-30 ditësh.