E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalou, vetëkritik

Nga Express më 14 janar 2011 në ora 17:30

Salomon Kalou ka treguar se ndihet i “penduar” pas çdo ndeshjeje që luan për Chelsean, pasi pranon se humb shumë raste për shënim.

Kalou ka realizuar 50 gola për gjigantin londinez dhe për këtë iu nevojitën katër vite e gjysmë. Por, ai është zotuar të përmirësojë bilancin.

“Shënoj më tepër gola të vështirë sesa ata që i humbi. Më duhet të përmirësohem dhe kjo nevojitet për t’u bërë futbollist i klasit të lartë, të kem një rast dhe të shënoj. Jam duke punuar rreth kësaj”, tha Kalou për mediet angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›