E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali kërkon sulmues

Nga Express më 14 janar 2011 në ora 17:35

Drejtori i përgjithshëm i Real Madridit, Jorge Valdano, ka konfirmuar se klubi është në kërkim të një sulmuesi, pas mungesës së Gonzalo Higuainit për një periudhë të gjatë për shkak të lëndimit.

Dëmtimi i Higuainit nënkupton se Karim Benzema është i vetmi qendërsulmues në ekip dhe Valdano ka theksuar se është duke vlerësuar tregun.

“Do të shohim nëse mund të gjejmë një futbollist i cili do të na ndihmonte për gjashtë muaj. Jemi në kërkim të një numri 9”, tha Valdano për gazetën spanjolle AS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›