E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari, gjysmëfinalisti i fundit

Flamurtari kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, pas ndeshjes shtesë të luajtur dje në "Niko Dovana" të Durrësit me Partizanin. Goli që vendosi sfidën e dy skuadrave, të cilat luftojnë për të mbijetuar në elitën e futbollit, u realizua në minutën e 108-të nga sulmuesi Devis Mema. 11-metërshi i akorduar nga gjyqtari Sokol Çekaj, në pjesën e dytë të kohës shtesë, pas një faulli të kapitenit Orges Shehi, është kontestuar ashpër nga stafi teknik i të kuqve. Madje, në konferencën për shtyp, trajneri Shpëtim Duro ka deklaruar se do të largohej nga drejtimi i skuadrës, duke ia faturuar vendimin "xhaketave të zeza". "Dëshiroj t‘i uroj suksese të mëtejshme Flamurtarit, por me këtë lloj gjykimi dhe këta arbitra është e pamundur të vazhdohet. Partizani është penalizuar vazhdimisht gjatë këtij sezoni nga vendimet e tyre", deklaroi ish-ndihmësi i Oto Bariçit, në periudhën kur kroati drejtonte Kombëtaren shqiptare. Por, më pas Duro duket se ka ndërruar mendje. Gjithsesi, pasi e ka shqyrtuar me gjakftohtësi situatën, ai vendosi të vazhdojë punën me ekipin. "Kisha vendosur që të largohesha, por kemi punuar kaq shumë sa më vjen keq. Më shumë qëndroj për lojtarët, që luajnë dhe sakrifikojnë, pavarësisht se kanë një vit që nuk paguhen. Nesër do të dal në stërvitje".

Gjysmëfinalet

Ndeshjet e para

15 prill 2009

Flamurtari-Shkumbini

Vllaznia-Tirana

Ndeshjet e kthimit

29 prill 2009

Shkumbini-Flamurtari

Tirana-Vllaznia

FINALJA

13 maj 2009



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›