FLAMURI SHQIPTAR NE SELINE E NATO-s
Pas anëtarësimit me të drejta të plota të Republikës së Shqipërisë në NATO, më 4 prill, flamuri shqiptar fitoi të drejtën e vendosjes dhe të valëvitjes më 7 prill, në oborrin e selisë së organizatës më të madhe e më të fuqishme ushtarako-politike në botë. Është një arritje e dëshiruar, e pritshme dhe e merituar e shtetit shqiptar, një përfundim historik i rrugëtimit gati 6-shekullor i flamurit të Skënderbeut, që na bën të ndjehemi krenarë ne, shqiptarët, brenda kufijve politikë të Shqipërisë, në trojet etnike tej këtyre kufijve, por edhe si emigrantë në Greqi, Itali, Gjermani, Zvicër, SHBA, Kanada etj.
Të gjithë shqiptarët, të cilët u përkasin feve e besimeve fetare të ndryshme, për gati dy shekuj, arritën të shenjtëronin flamurin "kuq e zi" dhe të arrinim deri në shndërrimin e betimit "Për flamur" në betimin më suprem. Rreth këtij flamuri jemi organizuar e udhëhequr në beteja të panumërta për liri; për këtë flamur kemi bërë sakrifica, jemi dënuar dhe vrarë; me këtë flamur kemi festuar jetën, lindjet dhe martesat, por edhe kemi përjetuar e përcjellë humbjet e pakthyeshme, të vdekurit.
Flamuri shqiptar u ngrit në mënyrë ceremoniale, nën ekzekutimin e himneve të Shqipërisë e të NATO-s në Bruksel. Me këtë akt u vulos botërisht prania e Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Atlantikut të Veriut. U vulos njohja e gjithë shtetit shqiptar dhe e gjithë kombit shqiptar si i pranueshëm dhe i barabartë me shtetet dhe kombet demokratike të Perëndimit. U vulos mbështetja më e sigurt ndërkombëtare për garantimin e lirisë dhe të demokracisë në Shqipëri.
Arritja e Republikës së Shqipërisë me anëtarësimin në NATO nuk mund të mos ketë jehonë rajonale (ballkanase), evropiane dhe ndërkombëtare. Vlerësimet për këtë mund dhe janë të ndryshme. Alternativa e tyre është e hapur: Republika e Shqipërisë u pranua në NATO, në funksion të politikave gjeostrategjike në Ballkan; ajo u pranua për plotësimin e rekomandimeve të saj për pranim.
Shteti shqiptar u njoh në botë me flamurin e tij. U njoh kur flamuri i Skënderbeut u ngrit në Vlorë, më 28 nëntor 1912, u pranua në Lidhjen e Kombeve, në vitin 1920, u njoh kur integriteti territorial u miratua nga Konferenca e Paqes në Paris më 1946-ën. U pranua dhe u anëtarësua në OKB, po me këtë simbol, në vitin 1955, në të njëjtën datë edhe me 10 shtete evropiane, duke nisur nga Austria, Hungaria etj. Republika e Shqipërisë është aktualisht anëtare e NATO-s. Lidhjet e saj me të, që u konfirmuan më 4 prill dhe u finalizuan pas tri ditësh, na bëjnë krenarë ne, të gjithë shqiptarët, që jetojmë e veprojmë në dy raporte me të:
- Shteti shqiptar është anëtar i NATO-s. Shteti i pavarur i Kosovës, mirënjohës për ndërhyrjen ushtarake të Aleancës për çlirimin nga Serbia, ka 10 vjet që e njeh dhe e respekton KFOR-in. Republika e Kosovës ka qenë dhe vazhdon t‘i jetë mirënjohëse NATO-s. I jemi mirënjohës për frenimin e spastrimit etnik dhe barbarizmin e serbëve ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës.
- Kur ankohesh në festë është zullum ose mëkat. Nderojmë e çmojmë ngritjen ceremoniale të flamurit shqiptar në selinë e NATO-s në Bruksel. Të aklimatizuar me flamurin e NATO-s në Prishtinë, unë me bindjen se përcjell opinionin e qytetarëve, në shumicë dërrmuese shqiptare të Republikës së Kosovës, uroj Republikën e Shqipërisë dhe gjithë bashkëkombësit tanë shqiptarë, kudo që ndodhen, në të katër anët e globit, ta përjetojnë gëzueshëm e si fitore anëtarësimin e shtetit shqiptar në NATO! Falënderoj SHBA-të dhe gjithë anëtarët potentë të NATO-s, që iniciuan, mbështetën dhe bënë të mundur vendimin e Samitit të Strasburgut më 4 prill dhe ceremoninë në selinë e NATO-s në Bruksel.
Urimi dhe falënderimi kanë një përfundim: Vendosja dhe valëvitja e flamurit shqiptar në 28-shen e selisë së NATO-s në Bruksel është arritje për gjithë politikën dhe qytetarët e Shqipërisë, është vetëbesim, krenari dhe shpresë për ta, por edhe për të gjithë ne shqiptarët.