Kaka: Më pëlqen të luaj në Angli
Edhe pse refuzoi Mançester Sitin në dimrin e fundit, Kaka nuk ia ka mbyllur përfundimisht derën futbollit anglez. Tashmë e shikon si një "opsion të mundshëm" nëse do të duhet të lërë Milanin. Këtë e ka thënë vetë asi brazilian në një intervistë të dhënë për "Daily Star". Ai nuk e ka përjashtuar një të ardhme në Premiership.
Premier League
Kaka, 26-vjeçar, prej 7 sezonesh në Serinë A, ka bërë të njohur publikisht admirimin e tij për futbollin anglez. "Më pëlqen shumë Premier League, mund të jetë një zgjedhje e imja nëse do të largohem nga Milani, kanë qenë fjalët e Kakasë. Sa herë që është e mundur kërkoj të ndaj eksperiencat me miqtë e mi, që luajnë në kampionate të tjera. Dhe të gjithë lojtarët me të cilët kam folur, që luajnë ose kanë luajtur në Angli, më thonë të njëjtën gjë: është kampionat i fortë, shumë i shpejtë dhe ekstremist kompetitiv".
Siguri te Reali
Ndërkohë, në Spanjë janë të sigurt. Sipas shtypit iberik, Kaka dhe Reali janë në kulmin e tratativave. Për të përditshmen "As", Bosko Leite, babai dhe menaxheri i brazilianit të Milanit, ka kontaktuar me Florentino Perez, favoritin për të qenë presidenti i ardhshëm i Realit, për t‘i prezantuar kërkesat e tij: 12 milionë euro në total, ose 9 milionë euro neto në sezon për t‘u transferuar në Madrid. Gjithnjë "As" shton më pas se marrëveshja me Milanin nuk është për një shifër te 60 milionë eurot, sikurse shkruante "Marca", por klubi kuqezi dëshiron 85 milionë euro. "Marca", në veçanti, i ka dedikuar kopertinën një fotomontazhi emblematik, në të cilën braziliani mban në dorë një bluzë të Realit me emrin e tij dhe numrin 5, atë që mbante Zidane. Francezi dhe ish-presidenti Perez "pozojnë" me të në foto.
Murinjo
Edhe Hoze Murinjo është ëndrra tjetër e Realit. Shtypi siguron se e kërkon Perez. E do edhe pse madrilenët, të paktën disa, janë afeksionuar pas Huande Ramos dhe i besojnë këtij të fundit pankinën më prestigjioze në Evropë. Nga ana tjetër, vetë "Special One" është shprehur qartë: "Pas Premier të Serisë A dëshiron të fitojë edhe në ‘La Liga‘. Murinjo ka fiksuar vetëm objektivin, por nuk ka përcaktuar datën e lamtumirës së tij. Përpara do të donte të fitonte Champions me Interin, për të zbritur më pas në Spanjë si një trajner i kompletuar".
Përgënjeshtrimi
Nuk ka vonuar një tjetër përgënjeshtrim nga ana e Adriano Galianit, administratorit të Milanit, në lidhje me zërat për largimin e Kakasë. "Çdo mëngjes lexoj gjëra të bukura dhe argëtuese, thotë ai, por në realitet nuk ekziston asnjë tratativë për shitjen e Kaka. Ai nuk do të largohet". Por, ndërkohë kanë filluar të bëhen llogaritë, të cilat flasin qartë. Milani me Kaka në fushë ka grumbulluar 44 pikë në 20 ndeshje (mesatarja 2,2 pikë për ndeshje). Ndërsa në takimet ku ka munguar braziliani, 13 pikë në 10 ndeshje (mesatarja 1.3 pikë).
Milani pa Kaka?!
Ndërsa përflitet shumë largimi i Kakasë, kanë filluar të bëhen llogaritë në bazë të statistikave, të cilat flasin qartë. Milani me Kaka në fushë ka grumbulluar 44 pikë në 20 ndeshje (mesatarja 2,2 pikë për ndeshje). Ndërsa në takimet ku ka munguar braziliani, 13 pikë në 10 ndeshje (mesatarja 1.3 pikë).