E Diel, 1 Nëntor 2026

Hasa: Besa do ti bëjë tri fitore radhazi

Nga Leonard Dushku

Sulmuesi kavajas, Mateo Masa, i cili shënoi në fitoren me Gramozin, kërkon trepikëshin e radhës në transfertën e Vlorës

Kavajasit kanë marrë 6 pikë brenda 4 ditësh, duke mundur fillimisht Mamurrasin në fushën e tyre dhe të mërkurën Gramozin në transfertë, në ndeshjen e prapambetur nga java e 16-të. Këto dy fitore i kanë dhënë vendin e 4-t Besës, që ka parakaluar Besëlidhjen dhe ka shtuar besim se mund ta arrijë pa ndeshje shtesë superligën.

Trajneri Gugash Magani dhe të tijtë nuk kanë pasur shumë kohë të festojnë për fitoren në Ersekë, sepse në prag është një tjetër transfertë, ajo e Vlorës, që do të zhvillohet ditën e hënë në stadiumin Flamurtari. Sulmuesi Mateo Hasa, autori i golit të barazimit me Gramozin, shpreh bindjen se Besa është në gjendje ti bëjë tri fitore radhazi dhe të përfitojë nga çdo gabim i mundshëm i rivalëve.

Java e 20-të mund ti favorizojë kavajasit, pasi dy nga rivalët e tyre, Lushnja dhe Besëlidhja, përplasen mes tyre në Lezhë. Vijmë pas dy fitoresh radhazi dhe kemi moralin e duhur për të arritur edhe të tretën në ndeshjen e radhës në Vlorë. Tri pikët e marra në fushën e Gramozit na kanë karikuar së tepërmi dhe besoj se do të ecim në vazhdën e fitoreve.

Megjthatë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse Vlora lufton për mbijetesë dhe do ti bëjë të gjitha përpjekjet për të marrë pikë, aq më tepër që luan në fushën e saj. Besa duhet patjetër të kthehet në superiore dhe këtë gjë është mirë që ta bëjë pa luajtur ndeshje shtesë, sepse nuk duhet tia lëmë në dorë fatit.

Më vjen mirë që shënova në ndeshjen e fundit dhe shpresoj të bëj të njëjtën gjë edhe me Vlorën, por kuptohet që e rëndësishme është që të fitojë Besa. Objektivi ynë na detyron të fitojmë çdo ndeshje të mbetur të kampionatit dhe kam mendimin se do tia arrijmë qëllimit, është shprehur sulmuesi kavajas, Mateo Hasa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›