Flamurtari humbet 2-1 ndaj Budocnostit ne Vlore

Flamurtari shkon të turin e dytë të Europa Ligë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Gugash Magani u mundën 2-1 nga Budoçnosti në Vlorë, por kualifikohen pasi kishim fituar 3-1 në ndeshjen e parë të luajtur në Podgoricë, para shtatë ditësh. Rezultati I përgjithshëm 4-3 I jep mundësinë Flamurtarit të ndeshet me çekët e Jabllonecit në raundin e ardhshëm.
Ndeshja e luajtur në stadiumin e mbushur plot të Flamurtarit nisi ashtu si ishte mbyllur takimi I parë me shqiptarët të hedhur në sulm dhe me malazezët në vështirësi. Superioriteti u konkretizua në mesin e pjesës së parë kur aksi Ahmataj-Xhafaj-Shehaj, e nxorrën këtë të fundit të vetëm përballë portierit mik.
Ashtu si në Podgoricë, Shehaj tund rrjetën dhe vulos kualifikimin që mendohej të ishte I lehtë në pjesën e dytë, por nuk rezultoi kështu. 20 minuta para fundit, vlonjatët tregohen të pakujdeshëm në mbrojtje dhe Boshkoviç shënon pas një kombinimi në zonë.
I njëjti autor, që kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë, mposht për herë të tretë Moçkën, në minutën e 75-të. Këtë herë ai shënon me 11-metërsh, duke drithëruar të gjithë stadiumin.