Ne raundin e trete Flamurtari do te luaje me Jabllonecin e ekise
Flamurtari eliminoi Budoçnostin dhe fitoi të drejtën për të luajtur në raundin e dytë të Europa Ligë, atje ku vlonjatët do të kenë përballë çekët e Jabllonecit.
Pengesa e ardhshme nuk është e pakaluaeshme për të besuarit e Maganit, sepse Jabllonecit nuk ka peshën dhe rrezikun, që paraqesin Sparta apo Slavia e Pragës, shkollat e futbollit çek. Jablloneci nuk ka fituar asnjë titull kampion dhe mund të krenohet me suksesin në Kupën e Çekisë në sezonin 1997/1998. Ky është trofeu i vetëm që ka fituar kjo skuadër, e cila nuk ka më shumë se një dekadë që luan në kategorinë e pranë.
Jablloneci është mundur tri herë në finalen e Kupës, ndërsa ka marrë pjesë katër herë në Kupat e Europës. Në sezonin 1997/98, eliminoi Karabakun e Azebaixhanit në raundin e parë, pastaj u nxorr jashtë nga Orebo e Suedisë. Në tri pjesëmarrjet e tjera, Jablloneci është eliminuar që në raundin e parë nga Apolloni I Limasolit, Austria e Vjenës, APOEL Nikosia.
Stadium I Jabllonecit ka një kapacitet prej vetëm 6 mijë vendës. Misioni I Flamurtarit për të kaluar në raundin e tretë nuk është aspak I pamundur.