Kualifikohet Vllaznia barazim 1-1 ne Loro Borici

Vllaznia ruan fitoren e ndeshjes së parë në Maltë, me barazimin 1-1, që e kualifikon skuadrën shkodrane në raundin e dytë të Europa Ligë. Kuqeblutë e Josës arrijnë madje të shënojnë sërish shumë shpejt përballë Birkirkarasë, kur Vajushi në minutën e 4, kalon në avantazh Vllazninë, duke entuziazmuar Loro Boricin. E megjithatë, nuk kalon pa drithërima ndeshja e kthimit për shkodranët, që pësojnë golin e barazimit në minutën e 17 nga Silva.
“Më vjen për mënyrën sesi shkoi rezultati sepse ne u liruam shpejt në ndeshje duke shënuar me Vajushin. Ne aty duhet të kishim qenë shumë të kujdesshëm dhe ta godisnim kundërshtarin, gjë që nuk erdhi”-tha Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.
Tekniku shkodran ka rezerva për paraqitjen e skuadrës, pavarësisht kualifikimit të arritur. Problemet para portës shqetësojnë shumë teknikun, për më tepër që kundërshtari i rradhës, zvicerianët e Thun, janë një skuadër më e fortë se maltezët.
“Më shqetësuan shumë 30 minutat e fundit të lojës, ku edhe ekipi maltez sulmoi me shumë forca dhe harroi mbrojtjen mbrapa dhe ne dilnim në epërsi numerike 4 me 2 dhe nuk ishim në gjendje të bënim pasin e fundit. Ndryshimet i kemi shumë të kondicionuara sepse kemi parasysh përbërjen e skuadrës që kemi, ndaj do të mendojmë një tjetër lojë karshi turnit të Zvicrës”-theksoi ai.
Goli i Sukajt në ndeshjen e parë vendos kualifikimin e Vllaznisë në raundin e dytë, me rezultatin e përgjithshëm 2-1. E ndërkohë, skuadra shkodrane nis menjëherë përgatitjet për ndeshjen kundër Thun, në Loro Borici në 14 korrik.
Bruna Gjoka