E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, favorite për Sanchezin

Nga Express më 08 korrik 2011 në ora 17:18

Gino Pozzo, biri i presidentit të Udineses Giampaolo Pozzo, beson se Barcelona është ende kandidati numër një për ta transferuar sulmuesin Alexis Sanchez këtë verë. Udinese ka konfirmuar këtë javë se Napoli iu bashkua luftës për përfaqësuesin kilian.

Manchester United, Manchester City, Chelsea e Inter Milan raportohet se po ashtu janë të interesuara për 22 vjeçarin, i cili ka kontratë me klubin bardh e zi deri në qershor të vitit 2014.

“Mbi të gjitha, ne do të përqendrohemi në negociatat me Barcelonën dhe për këtë nevojitet që të presim deri në javën e ardhshme për ta parë se çka do të ndodhë”, deklaroi Pozzo për Gazzetta dello Sport. Sanchez momentalisht është i angazhuar në Copa America me Kilin. Për Sanchez, Udinese kërkon hiç më pak se 50 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›