E Shtunë, 31 Tetor 2026

Woodgate ndahet nga Tottenhami

Nga Express më 08 korrik 2011 në ora 17:19

Jonathan Woodgate nuk është më lojtar i Tottenhamit.

Mbrojtësi 31 vjeç e ka shkëputur kontratën me klubin anglez të premten. Ish përfaqësuesi anglez nuk ia doli të bind me paraqitjet e tij në eksperiencën trevjeçare te Spurs.

Woodgate e arriti kulmin e karrierës kur u transferua në Real Madrid, por një lëndim i rëndë ia pamundësoi paraqitjet e vazhdueshme në klubin madrilen. Ndërkohë, ai ka luajtur edhe në Leeds United, Newcastle United dhe Middlesbrough.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›