E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udineze këmbëngul sërish për Bogdanin

Sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani vazhdon të mbetet objektivi kryesor për repartin e avancuar të Udinezes. Kërkesa për sulmuesin e Sienës, vjen edhe si pasojë e mundësisë së madhe të humbjes së Iakuintës. Por për Bogdanin në garë qendron edhe Torino, që kërkon ta mbyllë sa më shpejtë telenovelen për "pykën" e repartit të avancuar. Gjithsesi, nëse në Itali, Bogdani është një lojtar tashmë i afirmuar, tek "Toro" drejtuesit kanë bindjen se ai akoma nuk është një lojtar i ekspozuar në merkaton ndërkombëtare, ndërkohë që nga ana tjetër te klubi i famshëm italian mungon edhe "feeling"- u i domosdoshëm për lojtarët që vijnë si të formuar nga kampionatet e huaja të dorës së dytë.
Vlera e Bogdanit, e fiksuar së fundi nga presidenti i Sienës, është 6 milionë euro, por bardhezinjtë mund ta shesin kartonin e tij edhe për 5 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›