E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhan Fernandez: “Marseja ka nevojë për lojtarë si Lorik Cana”

Pak ditë para ballafaqimit midis Okser dhe Olimpikut të Marsejës në javën e tretë të Ligës franceze, ish-trajneri i Marsejës, Zhan Fernandez, sot teknik i Okserit, flet për ekipin e Marsejës në një intervistë ekskluzive të dhënë për faqën e internetit Omplanete.fr. Fernandez gjatë intervistës së tij flet edhe për rendësinë e Lorik Canës te ekipi marsejez.
"Rekrutimi i lojtarëve është gjithmonë ka qenë një punë ekipi midis presidentit, drejtorit sportiv dhe trajnerit. Unë kam patur rastin të jap mendimin tim për lojtarët që i njihja dhe me të cilët kisha punuar: Djem të tillë si Riber, Maoulida, Pazhis, Oruma apo Niang. Kur e njeh lojtarin është shumë e lejtë të punosh dhe ke më pak shanse të zhgënjehesh prej tij. Më pas erdhën te Marseja lojtarë të tillë si Lamushi dhe Cana, lojtarë të njohur në kampionat dhe unë kam qenë shumë pozitiv kur ata mbërritën te ne. Ne kemi patur nevojë në mesfushë për lojtarë të tillë si Lorik Cana", - pohon Fernandez, sot në detyrën e trajneri të Oskerit.
Cana ka lujtur si titullar në të ndeshjet e para të kampionatit francez, ndërkohë që klubi i Marsejës po bëhet vazhdimisht përpjekje për të gjetur një tjetër partner të tij në rolin e mesfushorit shkatërrues, ku në provë është senegalezi Mustafa Bajal, por së fundi ka dalë edhe emri i Modest Mbami, që aktivizohet me Paris Sën Zhermenin dhe ka luajtur së bashku me Lorik Canën te ekipi kryeqytetas francez, kur ekipi drejtohej nga Valid Halihodzic, madje, ka patur edhe konflikte me mesfushorin e Kombëtares shqiptare.
Transferimi i Mbami mund t'i kushtojë Marsejës 3-4 milionë euro, aq sa dhe presidenti Pape Diouf bleu para një sezoni Lorik Canën.
Cana, futbollist i kombëtares shqiptare, dha asistin e golit të parë t shënuar nga Pazhis në takimin Marsejë-Renes (2-0).
Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›