Bylis shuplakë Kamzës, por gjysmëfinalja mbetet ëndërr
Katërgolëshi i Abazajt dhe fitorja e thellë ndaj kamzalinjve nuk vlejnë që ballshiotët të vazhdojë aventurën në kupë, pasi rivali fiton në Krujë
BYLIS – KAMZA 5-1
Shënues: Abazaj 28, 42, 72, 88, Gega 53 / Tepshi 81
BYLIS: Miço, Shoshi, Idrizi, Adebajo, Teqja (Malaj 55), Kule, Meto, Gega, Huan, Popoviç, Abazaj. Trajner: N.Shansoji
KAMZA: Selaci, F.Tafaj (Karapici 55), Likmeta, Hallaçi, Cvetanovski (Kënga 46), Manuka, Capa (Biba 46), E. Tafaj, Mici, Tepshi, Malindi, Trajner: M. de Vecchis
Kartonë të verdhë: Manuka
Gjyqtarë: F. Elezi, S. Bogdani (Durrës) , N. Rrapaj (Patos)
Radiografia
7- Popoviç pason mjaft bukur për Meton, që gjuan në ecje e sipër mbi vijën e zonës dhe portieri Selaci kundërpërgjigjet bukur dhe pret.
14- Meto shërben për Abazajn, që mbasi driblon F. Tafajn, gjuan dhe portieri i Kamzës grushton mjaft bukur.
27- Popoviç gjuan nga rreth 18 metra dhe sërish është portieri Selaci që ka grushtuar.
28- (Gol) Shoshi nga e djathta kroson në zonë dhe Abazaj me qetësi përball portës gjuan saktë dhe kalon ekipin e tij në avantazh. 1-0 për ballshiotët.
36- Një kombinim i bukur TepshiMalindi dhe ky i fundit gjuan, por Miço pret mjaft mirë.
42- Meto kroson në zonë, Abazaj vihet në zotërim të topit dhe mbasi bën një gjysmë rrotullimim gjuan dhe dërgon topin ngjitur me shtyllën e majtë pingule në rrjetë. 2-0.
47- Kundërsulm i shpejtë i Kamzës, Mici pak diagonal me portën në hyrje të portës gjuan dhe portieri ballshiot pret me vështirësi.
53- Abazaj ndërmerr një inkursion vetjak, gjuan në drejtim të portës në hyrje të zonës, Selaci largon topin, rigjuan Gega dhe shënon golin e tretë për ekipin e Bylisit 3-0.
71- Meto gjuan brenda zonës, topi rikthehet në lojë, gjuan Abazaj, që ka ndjekur me vëmendje aksionin, por paksa mbi traun e portës së portierit Selaci.
72 Sërish Abazaj brenda zones, pasi ka marrë një top nga Meta, se ka të vështirë të shënojë golin e katërt për ekipin e tij. 4-0
81- Kundërsulm i shpejt i Kamzës. Mici pason te Tepshi, që brenda zonës ka gjuajtur lehtë, por saktë, duke shënuar golin e vetëm të Kamzës. 4-1
88 Njeriu i ndeshjes, Abazaj, brenda zonës harrohet nga mbrojtësit miq dhe se ka të vështirë të shënojë golin e pestë për ekipin e tij dhe të katërtin personal në këtë ndeshje, 5-1.
Edhe pse ka fituar me rezultatin e thellë 5-1 në fushën e vet ndaj Kamzës, ekipi i Bylisit nuk ka mundur të kualifikohet për në gjysmëfinalet e kupës. Ballshiotët kanë pasur epërsi ndaj kundërshtarit, kanë luajtur pothuajse tërësisht në gjysmë fushën e tij, duke krijuar dhe raste të shumta për shënim.
Nga ana tjetër, miqtë nga Kamza, edhe pse me shumë ndryshime në formacion, duke aktivizuar lojtarë të rinj, janë mbrojtur me forca të shumta dhe shumë pak kanë hedhur vështrimin në drejtim të portës së vendasve. Padyshim, heroi i kësaj ndeshjeje ka qën Abazaj, që ka shpërthyer, duke shënuar plot 4 gola.
Pjesa e parë Takimi ka filluar i qetë ku të dyja skuadrat dukej sikur studionin njëratjetrën dhe loja më shumë zhvillohet në mesfushë, ku të dyja skuadrat kryejnë pasime të shumta, heraherës dhe të gabuara. Por kjo nuk zgjat shumë, pasi Bylisi që vëmendjen e kishte të përqendruar te ndeshja që zhvillohej në Krujë, KastriotiTirana, krijon epërsi ndaj kundërshtarit, e zhvendos lojën në gjysmëfushën e tij dhe kërkon me anë të sulmeve të njëpasnjëshme që të shënojë në portën e Selacit.
Nga ana tjetër, miqtë jo vetëm mbrohen me forca të shumta, por në ndonjë rast të rrallë dhe kundërsulmojn me anë të Tepshit, Malindit apo Micit, gjithsesi pa rrezikur në portën e Miços. Ndërkohë që rastet për shënim ja lënë vendin njëri-tjetrit, në minutën e 28-të do të ishte mbrojtësi fierak Shoshi që do të merrte një inkursion nga krahu i majtë i sulmit ballshiot dhe më pas ka harkuar mjaft mirë në zonë dhe Abazaj, që i ka shpëtuar mbulimit të mbrojtësve miq, pasi vihet në zotërim të topit, gjuan me qetësi duke e kaluar ekipin e tij në avantazh.
Edhe mbas shënimit të golit, loja e vendasve ka ritëm, vazhdon të luhet në gjysmëfushën kundërshtare dhe me theks sulmues. Megjithatë, goli do të vinte vetëm në minutën e 42-të, kur fieraku tjetër Meto që ka veshur fanellën ballshiote ka pasuar mjaft bukur te Abazaj i ndodhur brenda zones, i cili mbasi ka bër një gjysëm rrotullimi dhe ka shmangur dy mbrojtës miq ka gjuajtur ngjitur me shtyllën e majtë pingule, duke e dërguar topin në rrjetë. 2-0 është mbyllur pjesa e parë e këtij takimi, që ka folur tërësisht për ballshiotët.
Pjesa e dytë Fraksioni i dytë i lojës ka nisur më i mirë dhe më i shpejtë për ekipin mik. Dhe është Mici që në minutën e 47 të ka gjuajtur nga jashtë zone, duke vënë në vështirësi për herë të parë portierin Miço, që ka pritur në dy kohë. Por vetëm kaq për Kamzën, mbasi më pas çdo gjë kalon te Bylisi që bëhet zot i fushës, e zhvendos lojën në gjysëmfushën e kundërshtarit dhe ashtu si në pjesën e parë fillon të sulmojë për të shënuar gola të tjerë.
Ndërsa ekipi i Kamzës, duke ndier furtunën ballshiote, zmbrapset dhe futet në një mbrojtje të ngjeshur. Megjithatë, në minutën e 53-të, Abazaj, i papërmbajtshëm në këtë ndeshje, ka gjuajtur në hyrje të zonës mjaft fort, portieri Selaci ka larguar topin për një moment dhe Gega i vëmendshëm ka gjuajtur dhe një here, duke e dërguar topin në rrjetë.
Gjithçka tashmë është nën diktatin e ballshiotëve, të cilët nuk tolerojnë në lojën e tyre dhe sulmojnë pareshtur në drejtim të portës kundërshtare. Në minutën e 71-të, Meto ka paralajmëruar për gola të tjerë, teksa ka goditur shtyllën nga një gjuajtje nga distanca. Dhe pa kaluar 1 minutë është Abazaj që ka shënuar golin e katërt për ekipin e tij. Mbas shënimit të këtij goli ballshiotët kërkojnë frymëmarrje dhe duket sikur nuk duan të shënojnë gola të tjerë.
Nga kjo përfitojn miqtë që ndërmarrin dy-tre kundërsulme të shpejta e të befasishme dhe në njërin prej tyre, në minutën e 81-të, Tepshi ka shënuar golin e ashtuquajtur të nderit për ekipin e tij. Dhe kur dukej se loja do të përfundonte me rezultatin 4-1, ballshiotët janë rizgjuar dhe heroi i tyre i kësaj ndeshjeje, Abazaj, në minutën e 88-të ka gjetur të papërgatitur mbrojtjen mike, ka depërtuar brenda zones, ka gjuajtur dhe ka shënuar golin e pestë. Kështu, Bylisi ka arritur një fitore të bukur, duke zhvilluar një lojë të qartë taktike, por që nuk i vlejti për tu kualifikuar në gjysmëfinalen e kupës.
Shensoj: Fitore e bukur, por e pavlerë
Ishte një fitore e bukur, por e pavlerë. Të vjen çudi që në këtë grup me 9 pikë ne nuk arrijmë të kualifikohemi, kurse në grupin tjetër ekipet kualifikohen me 7-8 pikë. Gjithsesi, kjo ishte dhe një ndeshje për të parë gjendjen dhe formën e lojtarëve tanë. Nuk e aktivizuam të gjithë formacionin bazë, mbasi u dhamë edhe futbollistëve të rinj apo të stolit mundësinë për të luajtur.
Tashmë vëmendja jonë është përqendruar tek ndeshjet e kampionatit dhe do të fillojmë ta përgatisim me kujdes, mbasi do të luajmë në një sfidë të vështirë me Kastriotin në Krujë, ku do të synojmë një rezultat të suksesshëm.
De Vekis: Bylisi, test para Skënderbeut
Ne nuk kishim synime për kupën dhe ishte një ndeshje vetëm për të respektuar kompeticionin. Luajtëm me një formacion të ri, kjo dhe për të parë gjendjen e të gjithë lojtarëve në prag të
