Perjashtohen dy vjet, Terbuni dhe Butrinti, pukjanet kunder vendimit
Komisioni i Disiplines ne FSHF vendosi te perjashtoje nga aktivitetet per dy vite, dy ekipe Terbunin dhe Butrintin, dhe njekohesisht ato kane zbritur ne nje kategori me poshte. Vendimi erdhi pas trazirave dhe problemeve qe ndodhen ne javen e fundit. Masat ekstreme per perjashtimin e Terbunit nga aktiviteti i Kategorise se Pare, ka mbledhur gjate dites se djeshme Keshillin Bashkiak te Pukes, qe nuk eshte pajtuar me vendimet e Komisionit te Disiplines. Drejtuesit e bashkise se ketij qyteti, e kane cilesuar te padrejte vendimin, duke argumentuar se tifozet ishin te irrituar nga gjykimi i njeanshem dhe se nuk mund te penalizohet kaq rende ekipi i tyre. Bashkia e Pukes ka dale ne perfundimin se do t'i drejtohet te gjitha organizmave ne vend por edhe jashte, per te anuluar kete vendim, qe i heq te drejten ekipit per te konkurruar ne aktivitetet futbollstike. Terbuni eshte ngjitur kete sezon ne Kategorine e Pare dhe beri nje paraqitje pozitive ne pjesen e pare te kampionatit. Por ne ndeshjen e fundit, Terbuni-Kastrioti, e cila perfundoi ne barazim1-1, tifoze pukjane goditen rende gjyqtarin kryesor te ndeshjes, Mentor Sopjanin, duke i rrezikuar edhe jeten. Edhe ne Delvine, ku u zhvillua ndeshja Butrinti-Memaliaj, vendasit goditen gjyqtaret dhe lojtaret kundershtare. Disiplina ne FSHF mori masa edhe me te ashpra ndaj Butrintit, ku u denuan disa lojtare, me nga gjashte vjet pezullim nga futbolli. Dy sezone me pare, jane marre masat e fundit me te renda. Burreli dhe Gramozi u perjashtuan, secila nje vit dhe zbriten ne nje kategori me poshte, per shkak te dhunes qe ushtruan ndaj drejtuesve te FSHF-se, apo gjyqtareve te ndeshjes.