Shefi i sektorit te kombetareve, Cela sot ne Hamburg takon Besart Berishen

Shefi i sektorit te kombetareve do te beje sot nje udhetim pune ne Hamburg te Gjermanise, per te inspektuar hotelin dhe terrenin e stervitjes te kombetares. Cela do te mberrije ne qytetin verior ne oren nente te mengjesit dhe ne mbremje do te jete perseri ne Tirane. Vec misionit te inspektimit, Cela ka bere te ditur se do te perpiqet te kontaktoje edhe me sulmuesin kosovar te Hamburgut, Besart Berisha. Ky i fundit ka shprehur deshiren per t'u bashkuar me kuqezinjte e Shqiperise, por deri tani nuk ka derguar ne Tirane dokumentacionin e nevojshem, per arsye jo shume te qarta. Sot, ne Gjermani do te luhen ndeshjet e javes se dyte te Bundesliges dhe Berisha do te jete i impenjuar me skuadren shume larg Hamburgut, ne Kotbus. Kesisoj, shanset qe Cela te takohet me te jane shume te vogela, per te mos thene zero, megjithate, ai sqaroi se qellimi i vizites nuk eshte takimi me kosovarin. "Une do te shkoj per te inspektuar hotelin dhe terrenin, ky eshte qellimi i udhetimit. Mendova te perfitoja nga ky rast per te takuar edhe Berishen. Ne rast se nuk e realizoj, nuk ka problem", thote Cela, duke zbuluar me pas: "Baric i ka kerkuar prej disa ditesh takim Berishes dhe besoj se ai do te realizohet kur skuadra te grumbullohet ne Hamburg".