Kombetarja, axhenda bjelloruse: nis me 3 dite ne Hamburg

Kombetarja e Shqiperise do te grumbullohet me 28 gusht, ne Hamburg te Gjermanise, per ndeshjen kunder Bjellorusise, e vlefshme per Grupin G te kualifikueseve te kampionatit evropian, Euro 2008. Ne FSHF tashme eshte perfunduar me detaje plani per ndeshjen e radhes te kombetares, e cila do te luhet ne Minsk, me 2 shtator. Nga shefi i sektorit te skuadrave kombetare, Besnik Cela, dje eshte bere e ditur se pas grumbullimit, me 28 gusht, skuadra do te stervitet ne Hamburg per tri dite dhe ne mengjesin e 1 shtatorit do te niset me avion carter drejt Minskut. Tashme kane perfunduar procedurat me lajmerimin e 30 lojtareve dhe pajisjen e tyre me vizen gjermane, nderkohe qe se shpejti pritet qe trajneri Oto Baric te nise listen me 22 emrat qe do te grumbullohen per ndeshjen.