E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statistika/ Të gjitha Kuriozitetet e Superkupës

Në 11 finalet e zhvilluara të Superkupës, janë shënuar gjithsej 29 gola përgjatë 90 minutave apo shtesave.
* * *
Golin e parë në një ndeshje Superkupe e ka shënuar Eduart Abazi në finalen e vitit 1989 Dinamo-17 Nëntori (Tirana) 2-0 dhe të fundit Dorian Bylykbashi në finalen e vitit 2004 Partizani-Tirana (2-0).
* * *
Janë katër lojtarët që kanë shënuar nga dy gola: Sulejman Demollari (Dinamo), Sajmir Patushi (Vllaznia, Tirana), Mahir Halili (Tirana) dhe Elvis Sina (Tirana).
* * *
Gjatë finaleve janë shënuar 3 gola me penallti: Sulejman Demollari (Dinamo-Tirana 2-0, 1989), Sokol Kushta (Flamurtari-Dinamo 3-3, 1990) dhe Sokol Kushta (Tirana-Teuta 1-0, 1994).
* * *
Goli më i shpejtë është shënuar nga Eduart Abazi (Dinamo-Tirana 2-0, 1989) dhe Sokol Kushta (Tirana-Teuta 1-0, 1994), që të dy në mintën e 4-t të takimeve respektive.
* * *
Goli më i vonshëm është shënuar në minutën e 115 nga Hekuran Jakupi(Ebasani) në finalen e vitit 1992 Elbasani-Vllaznia 3-2.
* * *
Fitoren më të thellë e ka realizuar Tirana kur ka mundur 6-0 Dinamon në finalen e vitit 2002. Ato minimale 1-0 janë arritur 3 herë: Flamurtari-Partizani (1991), Tirana-Teuta (1994) dhe Tirana-Teuta (2000).
* * *
Tirana është ekipi që ka disktuar më shumë finale të Superkupës me 10 të tilla, ku merr pjesë për të shtatin vit rresht.
* * *
Nga 9 finale të diskutuara Tirana ka humbur 3 prej tyre me Dinamon (1989), Vllazninë (2001) dhe Partizani (2004).
* * *
Dy finale janë zgjidhur nga gjuajtjet e penalltive. Në vitin 1990 Flamurtari-Dinamo 3-3 (5-4 p) dhe në vitin 2005 Tirana-Teuta 0-0 (5-4 p)
Përgatiti: Franc Hoxha

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›