Superkupa 2006: Elbasani-Tirana, kampioni kundër fitueses së Kupës

Speciale nga
Dash Frashëri dhe Franc Hoxha
Kampioni i Shqipërisë për sezonin 2006-2007, Elbasani, merr pjesë për herë të dytë në një finale të Superkupës së Shqipërisë, aktivitet që zhvillohet që nga viti 1989. Skuadra verdheblu, madje është edhe një herë fituese e edicionit 1992, kur në finale mundi Vllazninë 3-2 pas kohës shtesë. Kampioni i dyfishtë i vendit, Elbasani do të përballët me 13 herë fituesen e Kupës së Shqipërisë, Tiranën, që mban katër rekorde në Superkupë: atë të pjesëmarrëjes, 9 herë; fitimit të saj, 5 herë, fitimit të saj pa e luajtur, 2 herë dhe rezultatit më të thellë të realizuar në finalen e një Superkupe: 6-0 me Dinamon në finalen e edicioni 2002, kur Tirana ishte në këtë finale si fituese e Kupës së Shqipërisë. * * * Pragsezoni për dy finalistët Elbasani Elbasani si fitues i kampionatit shqiptar morri pjesë në Ligën e Kampioneve, ku në turin e parë u eliminua nga kampionia e Lituanisë, FK Ekranas (1-0, 0-3), ndërkohë që bashkë me eliminimin humbi edhe trajnerin Ilir Daja, që i dha titullin e dytë në historinë e klubit, por dhe 11 nga lojtarët kampionë, kur dy prej tyre, kapiteni Nevil Dede dhe nigeriani Abraham, "emigruan" pikërisht te Tirana, kundërshtari në Superkupë. Drama e Elbasanit vazhdon ende, kur ekipi nuk është konfiguruar akoma, disa nga lojtarët e testuar janë larguar, por më e madhja, është largimi i trajnerit 24-orësh maqedonas, Nikola Iljevski, që në deklaratën e largimit të tij, pohoi se nuk mund të drejtonte një ekip pa lojtarë. Elbasani ka në drejtim tani Luan Deliun, një trajner që e ka drejtuar edhe më parë ekipin verdheblu. Edhe në miqësoret e zhvilluara, Elbasani nuk ka treguar aspak forcën e ekipit kampion. Tirana Tirana, që fitoi një finale të vështirë me Vllazninë në Kupën e Shqipërisë (1-0, gol i Klodian Duros), duket për momentin ekipi më i kompletuar. Bardheblutë janë i vetmi formacion shqiptar që vazhdon të jetë Kupat e Europës, edhe pse shanset për të kaluar në turin e tretë eliminator të Kupës UEFA, janë të pakta pas humbjes 2-0 me Kajserispor në ndeshjen e parë. Tirana është ekipi i vetëm që nuk e ka zëvëndësuar trajnerin , duke i garantuar sërish besimin Mirel Josës, që ka humbur një finale të Superkupës, atë të vitit 2004, finale e fituar nga Partizani 2-0. Merkato e Tiranës është e shkëlqyer dhe në radhët e tyre tashmë militojnë dhe tre të huaj: kamerunasi Fish, nigeriani Abraham dhe kolumbiani Penja. Me pesë lojtarë të Kombëtares në ekip dhe me pjesën tjetër plot me kualitete, Tirana shikohet si favoritja kryesore për të fituar Superkupën, që do të ishte edhe gjashta e saj. Statistikat flasin për Elbasanin Tirana ka më shumë se dy sezone (27 muaj) që nuk fiton me Elbasanin nëpërballjet e tyre në kampionat, madje fitorja e fundit e ekipit kryeqytetas daton më 22 maj 2004 (5-2), dhe në krye të Tiranës, ka qenë pikërisht Mirel Josa. Kujtimet janë të hidhura për Tiranën, kur i duhet të kujtojë se Elbasani vulosi fitimin e kampionatit të fundit, pikërisht në "Selman Stërmasi", kur fitoi një ndeshje të përgjakur me rezultatin 3-2. Tetë përballje të fundit midis dy ekipeve kanë "peshuar" nga ana e verdhebluve,që kanë fituar pesë ndeshje dhe kanë barazuar tre, duke shënuar 14 gola dhe pësuar 6. Lajmet e fundit "Fitimi i Superkupës do të shërbejë shumë për moralin e skuadrës", -është shprehur mesfushori i bardhebluve Saimir Patushi. "Tirana kurrë nuk është e ngopur me trofe". E gjithë skuadra kryeqytëtase është e bindur për superioritetin ndaj kundërshtarit, që ka shumë pak nga formacioni me të cilin u shpall kampion. Te fituesit e Kupës së Shqipërisë, pritet të aktivizohen edhe pesë lojtarët e Kombëtares të rikthyer në skuadër pas ndeshjes miqësore me San Marinon (3-0). Elbasani vazhdon të mbushë boshllëqet dita-ditës, dhe së fundi ka mbërritur sulmuesit Erjon Rizvanolli dhe Albert Kaci, por janë larguar nga ekipi mbrojtësi Vasiljevsk Lamaj dhe Adnan Haliti. Të enjten në ndeshjen e kontrollit midis dy formacioneve brenda ekipit, në formacionin e parë ishin: Kotorri, Gentian Bylykbashi, Stojku, Kacollja, Endri Dalipi, Bërdufi, Mehmetaj, Kuci, Capja, Stojanov, Ceno, Kaci. Ndërkohë vazhdon rikuperimin Erjol Merxha, ndërsa pritet që trjaneri Luan Deliu të aktivizojë edhe nigerianin Akamba. Elbasani i presidentit Arben Laze synon edhe dy lojtarë me ngjyrë të Partizanit, kongolezin Sasha Delain dhe brazilianin Alain Kardek De Souza. * * * Superkupa e Shqipërisë Elbasani-Tirana Stadiumi "Niko Dovana", Durrës, Ora:17.00 * * * Të gjitha ndeshjet e Superkupës 1989 Dinamo-Tirana 2-0 Tiranë 2-0 17 Nëntori Tiranë 1990 Flamurtari-Dinmo 3-3 (5-4 p) 1991 Flamurtari-Partizani 1-0 1992 Elbasani-Vllaznia 3-2 (pas kohës shtesë) 1993 Nuk u dha. Partizani ishte fitues i dyfishtë: Kampionat dhe Kupë 1994 Tirana-Teuta 1-0 1995 nuk u luajt 1996 Nuk u dha: Partizani ishte fitues i dyfishtë: Kampionat dhe Kupë 1997 nuk u luajt 1998 Vllaznia-Apolonia 1-1 (5-4 p) 1999 Nuk u dha. Tirana ishte fitues i dyfishtë: Kampionat dhe Kupë 2000 Tirana-Teuta 1-0 2001 Vllaznia-Tirana 2-1 2002 Tirana-Dinamo 6-0 2003 Tirana-Dinamo 3-0 2004 Partizani-Tirana 2-0 2005 Tirana-Teuta 0-0 (5-4 p) 2006 Elbasani-Tirana, 19 gusht