Eintraht Braunschweig i Bekim Kastratit barazon 0-0 me Karls Zeis Jenen

Eintraht Braunschweig, skuadra gjemane e Bundesligës 2, me të cilën luan edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare Bekim Kastrati barazoi 0-0 në transfertë me Karls Zeis Jenën, duke arritur kështu barazimin e dytë pa gola pas atij të javës së parë kundër SC Padeborn.
Bekim Kastrati është aktivizuar nga minuta e parë nga trajneri Mikael Kryger, duke qenë se Kastrati nuk u aktivizua asnjë minutë në miqësoren e Shqipërisë me San Marinon (3-0).
26-vjecari Kastrati, sipas medias gjermane ka bërë një lojë të pëlqyeshme, ndërsa ka patur raste për të shënuar në minutën e 4-t, 49-të dhe të 92-të takimit, por nëse në të parë gjuajtja me kokë nuk u shfrytëzua nga shokët e tij të ekipit, ajo e fillimit të pjesës së dytë, që ishte dhe më decizivja përfundoi pak nga kuadrati i portës,pavarsisht se sulmuesi shqiptar ishte vetëm për vetëm me portierin. Kastrati u zëvendësua në minutën e 93-të takimit duke i lënë vendin Jurgen Rishe, një ndërrim taktik ky i trajnerit Kryger.
Eintraht Braunschweig pati epërsi nga goditje nga kendi (2-6), ndërsa shanset për shënim ishin të barabarta (3-3).
Dash Frasheri