Flash/ Morati: “Asnjë tratativë me Çivu”

"Raportet me Romën janë të mira, por nuk jemi duke folur për Civunë". Kjo është deklarata e Masimo Moratit, presidentit të Interit. Në lidhje me hetimet për bilancin e paraqitur për regjistrimin në kampionatet 2004-2005 dhe 2005-2006, padroni i Interit u shpreh: "Jam i mërzitur, por jo i shqetësuar".
Nis në Romë procesi i "Gea World"
Nisi në Romë procesi ndaj "Gea Wolrd" në lidhje me aktivitetin ilegal të shoqërisë që merrej me transferimin e shumë lojtarëve. Midis të akuzuarve për ushtrim dhune dhe konkurrence të paligjshme spikasin emrat e Luciano Moxhit, djalit të tij Alesandro, si dhe Davide Lipit, djalit të Marcelo Lipit.
Kovac nga Juventusi te Dortmundi
Robert Kovac firmosi një kontratë dyvjecare me Borusian e Dortmundit. Mbrojtësi kroat 33-vjecar përpara se të transferohej në Itali te Juventusi, kishte luajtur për Bajernin e Munihut. Kovac pritej të luante për Dinamon e Zagrebit, por mori vendin e gjermanit Metzelder, që la Dortumundin për Realin e Madridit.
Kapelo
Trajneri e vlerësoi të mundshëm kalimin të mundshëm të trofeut të sezonit 2005-2006 te Roma, pas bilancit fals të Interit.
Torres
Shtypi anglez shprehet i sigurt për kalimin e sulmuesit të Atletikos së Madridit, Fernando Torres te Liverpuli.
Mandela
Barcelona i dhuroi një fanellë me emrin tij ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela. Në ceremoni mungoi Rajkard.