E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozat shqiptar u arrestuan dhe u rahën në Slloveni

Afro pesedhjet tifoz shqiptar kane qene prezent ne ndeshjen e turit te pare te liges se kampioneve ne Slloveni ndermjet Domzhales dhe Tiranes. Te gjithe ne perkrahje te Tiranes ku shumica prej tyre me flamur kombetar dhe transparente kombetare. Se cka ka ndodhur pas perfundimit te ndeshjes kete per Albania-Sport na e paraqiti nje tifoz nga tetova qe deshti te mbetet anonim.
'' Pas perfundimit te ndeshjes pasi i dhame perkrahje Tiranes gjate 90 minutave donim qe te pershendetemi me lojtaret dhe u afruam poshte tek tribunat, mirepo policia sllovene e keqkuptoi qellimin tone dhe filloi te na sulmoje me te gjitha mjetet. Disa prej shokeve tone moren lendime trupore kurse une dhe disa te tjere pasi na rehën na moren ne stacionin policor ku edhe atje vazhdoi tortura fizike e policise. Na konfiskuan edhe kamerat dhe telefonat celular te cilat nuk na u kthyen me. Kjo eshte turp per policine sllovene pasi ne nuk jemi huligan dhe nuk benem veprime te tilla. Ne ndeshjen e rradhes te kombetares se Shqiperise dhe Sllovenise qe luhet perseri ne teritorin slloven ne do te kerkojme fitore te kombetares tone si shenje hakmarje ndaj slloveneve. Do te organizohemi edhe me shume ne perkrahje te kombetares ne ndeshjen me Sllovenine'' - deklaroi per albania-sport tifozi qe per shkaqe sigurie pasi jeton dhe punon ne Slloveni u paraqit si anonim.

Arsim Ziberi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›