E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flash nga Europa

Futbollisti i kombëtares së Egjiptit, Mahamed Zidan ka nënshkruar kontratë katërvjecare me skuadrën e Hamburgut. 25-vjecari Zidan, i cili shënoi në edicionin e kaluar 13 gola me bluzën e Maincit në 15 ndeshjet e fundit, në klubin e ri do të fitojë 2,3 milionë euro për edicion. "Ai është një lojtar të cilin e kemi dëshiruar dhe ndjehemi shumë të lumtur që do të jetë pjesë e skuadrës sonë", ka theksuar drejtori sportiv i Hamburgut, Ditmar Biersdorfer. Hamburgu, edicionin e përfunduar javë më parë, e mbylli në pozicionin e shtatë në tabelën e bundesligës.

Ranieri trajner i ri i Juventus
Pasi ka braktisur Parmën, Ranieri, ishte kontaktuar nga Manchester City, mirëpo gjatë uikendit ai është kthyer në Itali, për të biseduar me drejtorin e Juventusit, Jean-Claude Blanc. Dje nenshkruajti kontrate dhe zyrtarisht eshte trajneri i Juventusit.

Totti kthehet ne reprezantacion
Pas paralajmerive se nuk do te luaj me per kombetaren italiane Totti ka vendosur te kthehet ne reprezantacion dhe ti ndihmoj asaj ne momentet me te veshtira.

Figo ne Tottenhem?
Pasi transferi i tije ne Al-Itihad deshtoi javen e kaluar 34-vjecari portugez ka deshire qe te trasnferohet ne Londer respektivisht ne Tottenhem.
Sipas infomracioneve jozyrtare pritet te kete 60.000 funta page javore dhe kontrate dyvjecare.

Xherard dhe Karrager zgjatën kontratat me Liverpulin
Kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherard dhe mbrojtësi kryesor i skuadrës, Xhimi Karrager kanë zgjatur kontratat me të "kuqtë" deri në vitin 2011. "Shpresoj se në katër vjetët e ardhshme do të fitojmë edhe shumë trofe tjerë me Liverpulin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›