Bariç zgjedh çiftin "B & B" në sulm

Dash Frashëri
Shqipëria mund të realizojë të mërkurën e 6 qershorit, në ndeshjen e saj të 70-të në kampionatet europiane, një tjetër kapërcim në renditjen e Grupit G (drejt vendit të 4-t) nëse do të përmbushë me sukses edhe gjysmën tjetër të misionit "Paketa Luksemburg", duke kaluar Bjellorusinë, e cila do të luajë në të njëjtën mbrëmje me Bullgarinë në Sofje. Shqipëria, e cila mbërriti dje në Luksemburg, ka grumbulluar gjashtë pikë në gjashtë takimet e para, por ajo që ia vlen të vecohet nga statistikat janë dy rekorde të "brendshme" kuqezi: tri ndeshje pa humbje dhe tri ndeshje pa pësuar gol. Dy golat e shënuar nga Edmond Kapllani (asist i Bushit) dhe kapiteni Altin Haxhi (kombinacion Bushi-Kapllani) i dhanë fitoren e parë Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2008 dhe trajneri i kuqezinjve Oto Baric synon "trepikëshin" e dytë sezonal ndaj një kundërshtari që i ka humbur të gjitha takimet. Në tre takimet e para të zhvilluara në transfertë, Shqipëria ka mundur të barazojë në dy të tilla me Bjellorusinë dhe Bullgarinë. Madje, edhe në ndeshjen e humbur me Holandën (2-1) tekniku i Kombëtares, Oto Baric, deklaroi pas ndeshjes se rezultati më i drejtë do të ishte barazimi 2-2. Baric pritet të hedhë nga minuta e parë dyshen sulmuese me përvojë të gjatë ndërkombëtare Bogdani-Bushi, duke pasur si alternativë zëvendësuese të rinjtë në konfirmim e sipër Kapllani-Salihi. Sulmuesi ende në forcë me Kievon, Bogdani, nuk u aktivizua në ndeshjen e parë edhe pse u pa në nxemje për disa minuta në "Qemal Stafa". Bogdani, një nga "pistat e nxehta" të Serisë A italiane (interesohen të paktën gjashtë kluve), edhe pse është aktivizuar në pesë takimet e para (422 minuta), nuk ka mundur të shënojë ende golin e parë në eliminatoret. Opsioni "Luksemburg" vlerësohet si mundësia më optimale për golashënuesin më të mirë shqiptar të eliminatoreve të Botërorit 2006 (4 gola) përpara takimit pasardhës me Holandën. Tre nga katër golat e tij janë shënuar në transfertë, cka të paktën në vështrimin statistikor duket se sulmuesi 30-vjecar e ka më të lehtë të shënojë jashtë shtëpisë. Edhe sulmuesi veteran, Alban Bushi, autori i asistit të golit të parë, dëshmoi se është rikthyer në mënyrë të fuqishme në vijën sulmuese. "Kemi bërë gjysmën e punës në Tiranë dhe duhet ta përfundojmë atë në Luksemburg", - pohoi golashënuesi më i mirë i Kombëtares, i cili është në prag të firmosjes me klubin grek PAOK. Mesfushori i Tiranës, Devi Mukaj, i cili zëvendësoi Besart Berishën në pjesën e dytë, do të jetë në formacionin startues, pasi kroati mbeti shumë i kënaqur nga rendimenti i tij me Luksemburgun. "Kundër Luksemburgut edhe në transfertë nuk kemi rrugë tjetër përvec fitores. Është një ndeshje jo e lehtë, por nuk mund ta humbasim shansin edhe për tri pikë të tjera", - u shpreh Muka për gazetarët para nisjes. Burime pranë stafit teknik pohuan për Albania-sport se trajneri ndryshe nga "fytyra" tërësisht ofensive që ndërtoi në takimin e "Qemal Stafës", në impiantin luksemburgas "Josy Barthel", Shqipëria do të paraqitet me një "mur" mbrojtës me katër lojtarë. Kuqezinjtë luajtën në shtëpi me 3 mbrojtës (Dede, Dallku, Curri) dhe në jo pak raste ranë pre e kundrasulmeve të formacionit të Gi Helers, ku vetëm fati nuk deshi të na ndëshkonte. Në Luksemburg mbrojtja mund të ishte e tillë: Dallku, Dede, Curri dhe si alternativë për mbrojtësin e katërt Duro ose Haxhi. "Unë mendoj se kam më tepër mundësi për të dhënë në sulm sesa në mbrojtje. Megjithatë, është trajneri që vendos për këto gjëra dhe unë do të veproj si thotë ai", - tha Klodian Duro për gazetarët përpara se të hipte në bordin e avionit drejt Vienës e më pas Luksemburgut. 7 lojtare Me nga një karton të verdhë janë ndëshkuar 7 lojtarë: Arjan Beqaj, Armend Dallku, Nevil Dede, Lorik Cana, Ervin Bulku, Ervin Skela, Erion Bogdani, Edmond Kapllani. Nëse ndëshkohen edhe me një tjetër, ata do të humbasin ndeshjen me Holandën në Tiranë. 5 gola Kombëtarja jonë ka shënuar 5 gola në gjashtë takime. Mbrojtësi Besnik Hasi dhe mesfushori Ervin Skela (me penallti) shënuan kundër Bjellorusisë. Debatik Curri realizoi me Holandën. Edmond Kapllani dhe Altin Haxhi konkluduan me Luksemburgun. 69 ndeshje Shqipëria ka zhvilluar deri më sot 69 takime zyrtare të vlefshme për eliminatoret e Kampionateve Europiane, përfshirë dhe ndeshjen e fituar me Luksemburgun në Tiranë. Bilanci: 11 fitore, 15 barazime dhe 43 humbje. Golaverazhi është -73 gola, 53-128