E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flasin javën e ardhshme

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë pritet të nisin raundin e dytë të bisedimeve gjatë javës së ardhshme në Bruksel. Për këtë qëllim, lehtësuesi i procesit të dialogut, Robert Cooper po viziton rajonin. Të mërkurën në Prishtinë ai takoi Edita Tahirin, në përpjekje për të dakorduar agjendën e takimit të radhës. Nga Shpend Limoni më 17 mars 2011 në ora 08:18

Raundi i dytë i bisedimeve në mes të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë pritet të mbahet javën e ardhshme në Bruksel.

Dy palët do t’i rikthehen tryezës së dialogut, pas raundit të parë që është mbajtur më 8 dhe 9 mars, në zyrën e lehtësuesit të këtij procesi, britanikut Robert Cooper.

Për këtë qëllim, Cooper të martën ka arritur në Prishtinë, ndërsa të mërkurën edhe ka realizuar takime me palën kosovare.

Maja Kocijancic, zëdhënëse e BE’së, ka thënë për Express se Cooper është rikthyer në Prishtinë në përpjekje për të përgatitur takimin e radhës.

“Robert Cooper është duke lehtësuar dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës dhe në mënyrë që ky dialog të zhvillohet suksesshëm në bazë të kornizave që i kemi vendosur, ai është duke bërë përgatitje për raundin e ardhshëm, i cili siç e dini, do të ndodhë javën e ardhshme ose sipas të gjithave, para fundit të marsit”, ka thënë ajo.

Në takimin e parë, palët janë dakorduar që të vazhdojnë me takime dy herë në muaj.

Zëdhënësja e BE’së nuk ka mundur të sqarojë nëse Cooper para ardhjes në kryeqytetin e Kosovës ka qëndruar paraprakisht edhe në Serbi.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›