E Shtunë, 31 Tetor 2026

I kundërpërgjigjet FMN`së

Qeveria e Kosovës këmbëngul në vendimin e saj për rritjen e pagave. Kryeministri Thaçi thotë se rritja prej 30 e 50 për qind do të bëhet patjetër. Këto deklarata vijnë pas kritikave të FMN`së se është shkelur marrëveshja që ka Kosova me këtë institucion. Muaji prill vendos gjithçka. Nga Agon Sinanaj më 17 mars 2011 në ora 08:21

Me gjithë kundërshtimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për rritjen e pagave, Qeveria e Kosovës është këmbëngulëse në vendimet e saj.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e Qeverisë iu është kundërpërgjigjur deklaratave të zyrtarëve të FMN-së, të cilët deklaruan se rritja e premtuar është në kundërshtim me programin e këtij institucioni.

“Dua të theksoj se Kosova është shtet në transicion dhe ende nuk e ka arritur stadin e shtetit modern dhe punëtorët në Kosovë deri sot kanë jetuar me ndihma sociale, e jo me rrogë, kur ta arrijmë stadin e shtetit modern, edhe ne i rrisim nga 2 deri 10 për qind”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas tij, nuk duhet toleruar edhe më tutje që punëtorët kosovar të trajtohen më së keqi, të jenë më të nëpërkëmburit, më të fyerit dhe me standardin më të ulët në Evropë. “Andaj, vendimi është i drejtë do të implementohet dhe kam besim të plotë që do të votohet edhe nga partitë opozitare në Kuvend”, ka thënë Thaçi.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›