Petroviq viziton veriun e Kosovës
Nga Express më 17 mars 2011 në ora 11:35
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq, ka vizituar të enjten Qendrën për Shërbime Civile në veri të Mitrovicës. Ai tha se ka vizituar këtë qendër me qëllimin që qytetarët të kenë shërbime sa më të mira.
“Kjo është hera e parë që kam vizituar veriun, dhe me siguri nuk do të jetë e fundit”, ka thënë Petroviq, duke shtuar se edhe qytetarët e veriut duhet të ndjehen dhe te jetojnë njëjtë sikur qytetarët tjerë në tërë territorin e vendit, transmeton KosovaPress.
Ai nuk ka prezicuar nëse do të donte ndonjë status special për veriun e Kosovës, duke thënë se dëshiron status special për gjithë territorin e Kosovës dhe qytetarët e saj.