Samiti i G8 në Irlandën e Veriut, diskutohet mbi Sirinë
Gjatë samitit të G8-s mes udhëheqësve botërorë në Irlandën e Veriut kanë filluar diskutimet se si t’i jepet fund konfliktit sirian.
Presidenti i Rusisë,Vladimir Putin, mbrojti qëndrimin e tij në mbështetje të udhëheqësit sirian, Bashar al Assad, megjithë kritikat nga homologët e tij të G8-s.
Luftime intensive u zhvilluan në qendër të Damaskut dhe në Alepo, në të njejtën ditë që udhëheqësit e G8s u mblodhën në Irlandën e Veriut.
Kryeministri britanik, David Cameron, priti Vladimir Putinin në prag të takimit të nivelit të lartë dhe ritheksoi qëndrimin e tij se presidenti sirian duhet të largohet.
Zoti Putin ishte po aq i prerë në kundërshtimin e qëndrimit të Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara dhe Francës se kryengritësit sirianë duhet të armatosen.
"Dua t’ju tërheq vëmendjen për faktin se Rusia furnizon me armë qeverinë e ligjshme të Sirisë në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Ne nuk po shkelim asnjë ligj, më lejoni ta theksoj, ne nuk po shkelim asnjë ligj. Ne u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve të tjerë të veprojnë në të njëjtën mënyrë”, transmeton Voa.
(a.k/BalkanWeb)