Barroso zbulon detajet e planit per te ndihmuar krizen e Eurozones
Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, zbuloi detajet e një plani për të ndihmuar rikapitalizimin e bankave për të përballuar krizën e borxhit në zonën Euro.
Barroso tha se ka nevojë për një përgjigje të koordinuar e të plotë duke marrë në konsideratë të gjitha aspektet.
Bankat evropiane janë duke pasur probleme ngritjen e fondeve për rezervat e tyre për shkak të ekspozimit te tyre ndaj borxhit të Greqisë dhe vendeve të tjera të zonës Euro.
Bankat evropiane pritet të rrisin kapitalin e tyre në një përpjekje franko-gjermane për të zgjidhur krizën e borxhit në zonën Euro.
“BE duhet të reagojë më me shpejtësi ndaj kësaj situate”, u shpreh Barroso, nevojitet një monitorim i politikave të Bashkimit Europian dhe një plan për të unifikuar politikat e Eurozonës u shpreh kështu presidenti i Komisionit Evropian.
Pas takimit me kryeministrin holandez, Mark Rutte, Barroso tha se ai favorizonte propozimin për një komision për buxhetin, i cili mund ta detyrojë vendet që të marrin masa shtrënguese në qoftë se ata thyejnë rregullat e buxhetit të zonës Euro.
Barroso tha se "ne kemi nevojë për qeverisje të fortë, dhe më shumë disiplinë. Ne kemi nevojë për integrim dhe disiplinë”.