Flesh: Shpaloset kryesia e re e Shëkndija’79

Skuadra e Shkëndijës pas emërimit të kryetarit të ri të klubit, z.Samet Rasimit, ka shpalosur edhe kryesin komplete. Drejtori i sapozgjedhur i K.F"Shkëndija'79", Idriz Idrizi deklaroi se është i kënaqur për angazhimin në klubin "kuq e zi". "Shkëndija është sinonim i të gjithë shqiptarëve në Maqedoni. Mbështetjen më të madhe do ta kemi prej shoqatës së tifozëve "Ballistët", po ashtu prej dy Unionet të Studentëve që janë në Universitetin shtetëror të Tetovës dhe atë të Evropës Juglindore," tha Idrizi.
Idrizi shtoi se Shkëndija do të ketë bashkëpunim me disa institucione dhe do të jetë e hapur për të gjithë dashamirët e sportit.
Ndërkohë drejtori i ri u shprehë se qëllimi i sivjetëm i Shkëndijës është të jetë e pozicionuar në katërshen e parë. "Do të luftojmë për katër vendet e para në tabelën e klasifikimit. Pretendimet janë të njëjta edhe për Kupën e Maqedonisë,"tha për në fund drejtori i ri sportiv i Shkëndija'79", Idriz Idrizi.
Jahiu në pritje të ofertave
- Futbollisti tetovar i cili luan në repartin mbrojtës, Evzal Jahiu , ditë më parë ka qenë në bisedime me antarin më të ri të elitës së futbollit skuadrën e Milanos nga Kumanova.
Jahiu deklaroi për Albania-Sport se ka biseduar me drejtuesit e kësaj skuadre.
"Bisedimet kanë qenë shumë konkrete dhe jam i nda i kënaqur me kushtet e ofruara. Mirëpo bisedimet vazhdojnë end dhe dic konkrete ende nuk ka,"tha Jahiu.
Nga ana tjetër Jahiu nuk e mohon mundësin e kalimit të tij diku jashtë.
"Kam ofertë nga jashtë por deri më tani nuk mundë të deklarohem zyrtarisht. Jam i hapur për oferta pasi që jam lojtar i lirë nuk jam në pronësi të asnjë klubi,"u shprehë për në fund Jahiu.
Qatoja, kryetrajner i Shkëndijës
Pas ndryshimit të kryesisë së klubit dhe vendosjes së kryetarit të ri në krye me Samet Rasimin, menjëherë kryesia aktuale i është qasur punës që të gjej kryetrajnerin e skuadrës. Qatip Osmani është vendosur në postin e timonierit.
Osmani deklaroi për Albania-Sport se është shumë i lumtur pasi që është kryetrajner i një skuadre të madhe sic është Shkëndija e Tetovës. "Relativisht jam i ri në këtë punë por besoj që me ndihmën e kryesisë së klubit, stafit teknik, tifozëve do të arijm sukses. Njëherit kjo ka qen edhe dëshira ime për tu avancuar si trajner,"tha Osmani.
Ndërkohë si ndihmëstrajner i Qatip Osmanit është vendosur të jetë Jeton Nesimi nga Gostivari një herit edhe ish-futbollist i skuadrës së Shkëndijës në kohërat më të mira të saja.
Kryetari i K.F"Shkëndija'79", Samet Rasimi deklaroi se ka qenë vendim i kreytrajnerit. "Kryetrajneri i ri e ka propozuar si ndihmës trajner Jeton Nesimin.
Pas këtij propozimi kryesia e klubit mori vendim që ky tandem të udhëheq skuadrën për sezonin 2007/08. Pra kjo ka qenë dëshira ime që të kthej brumin e vitit 2003 në skuadër sërish,"tha Rasimi.
Dy romantikë kalojnë te "gipspunuesit"
Skuadra e Renovës, ariti që të përforcohet me dy futbollist cilësor të "romantikëve", bëhet fjalë për Igor Stojanov dhe Pance Stojanov.
Drejtori sportiv i klubit futbollistik , Renova, Lirim Saiti deklaroi për Albania-Sport se është aritur marveshje me këta dy futbollistik."Po aritëm që ti konkretizojmë gjërat dhe që ti ofrojmë Igor Stojanovin dhe Pance Stojanov. Jemi në bisedime edhe me futbollist tjerë por ende nuk ka dic konkrete," tha Saiti.
Nga ana tjetër skuadra e Renovës ditën e hënë do të udhëtojë për në Dojran.
"Në skuadër momentalisht gjenden 21 futbollist numri saktë i ekspeditës që do të udhëtoj për në Dojran nuk dihet pasi që mundë të ketë edhe futbollist tjerë të cilët mundë të përforcojnë skuadrën tonë në ditët në vazhdim,"u shprehë Saiti.
Ndërkohë skuadra e Renovës vazhdon të përgatitet në stadiumin e fshatit Tearc nën urdhërat e kryetrajnerit Vllatko Kostov.
Nga skuadra e Renovës janë larguar katër futbollist bëhet fjalë për Boban Jancevskin (Rabotnicki K), Minas Osmani (Rabotnicki K,), Shaban Rexhep dhe Evzal Jahiu.
Vullnet Dauti