Runi, 10-a e “Djajve të kuq”

Sër Aleks Fergusoni vendosi që numrin 10 të Mancester Junaitid ta mbajë sezonin e ardhshëm Uejni Runi, i cili në tre vitet e fundit mbante numrin 8. Numrin 10 e ka mbajtur së fundi Rud Van Nistelroji, i cili u transferua te Reali i Madridit një vit më parë, por klubi anglez nuk prodhoi një bluzë me numrin 10. Numri 8 i kaloi blerjes së re të Mancesterit, Ouen Hargrivs. Gjithcka duket për bukuri për Uejnin, me përjashtim të targës së makinës së tij, Aston Martin, që mban targën "WAZ 8". Tani sulmuesi i "Djajve të kuq" i duhet të ndërrojë targën e veturës.