E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba, e ardhmja në dyshim

Sulmuesi i Celsit, Didier Drogba, është ende i pasigurt. "Duhet të vendosë nëse do të qëndroj apo do të largohem". E përditshmja angleze "The Sun" raporton se sulmuesi nga Bregu i Fildishtë nuk ndihet i qetë në Londër. "E dua Premier League dhe nuk dëshiroj të nxitohem duke lënë Anglinë, por është e vështirë të them se c'do të bëj javën e ardhshme. Punova fort dhe dëshiroja të fitoja Ligën e Kampioneve me Celsin, por tani kam nevojë të pres dhe të shoh se cfarë do të ndodhë". Milani kohë më parë ka shprehur interesimin për Didier Drogban.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›