E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitore e dyfishtë e Ferrarit

- Kimi Raikonen është rikthyer në mënyrën më të mirë, duke fituar Cmimin e Madh të Francës. Finlandezi ka arritur që t'i rrëmbejë shokut të tij të skuadrës, Felipe Masa kryesimin, të cilin ka arritur që ta ruajë deri në përfundim të garës. Braziliani ka dalë i dyti, megjithatë Ferrari ka qenë dominuese absolute në këtë garë, duke arritur që të zërë dy vendet e para. Piloti i Mek Larenit, Ljuis Hamilton, ka përfunduar garën i treti. Megjithatë, britaniku është sërish i pari në renditjen e përgjithshme të pilotëve. Kampioni i botës në fuqi, Fernando Alonso, ka zhgënjyer në këtë garë, duke dalë vetëm i shtati. Fituesi i Cmimit të Madh të Francës, Kimi Raikonen u shpreh se ndjehej shumë i gëzuar për suksesin e arritur. "Është bukur një situatë e tillë. Unë mendoj që ne kemi pasur pak kohë të vështirë, por ndonjë herë është më mirë kështu", - tha finlandezi, duke shtuar se "njerëzit gjithmonë mendojnë që ti ke humbur, kur nuk arrin që të marrësh rezultate të mira, por ne punuam fort dhe u përpoqëm dhe mendoj se ende mund të përmirësohemi". Ndërsa për Masën e rëndësishme është që skuadra ka grumbulluar edhe më shumë pikë për kampionatin e konstruktorëve.
"Makina ishte shumë mirë gjatë gjithë garës, edhe kur unë isha i vetëm në krye. Është gjë shumë e mirë për skuadrën që të arrijë dy vendet e para në garë. Dhe duke pasur parasysh Mek Larenin që është ende e para në renditjen e konstruktorëve është shumë bukur që të kesh një fundjavë të tillë", - tha braziliani i Ferrarit. Piloti i Mek Larenit, Ljuis Hamilton, është i kënaqur me rezultatin e arritur, pasi i ka shërbyer edhe atij, por edhe skuadrës. "Mbi të gjitha unë jam i lumtur për skuadrën. Ne morëm pikë të mira. Unë mora pikë për kampionatin, që është dhe celësi i gjithckaje, ne duhet të vazhdojmë që të luftojmë fort. Ferrari është e shpejtë, po unë mendoj ne mund t'i mundim ata në garën e ardhshme", -tha Hamiltoni, duke shtuar se "për sa kohë ne do të vazhdojmë që të ecim në mënyrë konstante mirë, unë nuk shikoj asnjë arsye që të mos na ndalojë ne që të shkojmë drejt fitores". Në vend të katërt doli Robert Kubika, i cili tregoi një paraqitje shumë të mirë, pas dëmtimit të pësuar në Cmimin e Madh të Montrealit. Në vend të pestë doli Nik Heitfeld, ndërsa pas tij Xhankarlo Fisikela. Në renditjen e përgjithshme të pilotëve kryeson piloti i Mek Larenit Ljuis Hamilton me 64 pikë të grumbulluara. Pas tij është shoku i tij i skuadrës, Fernando Alonso që ka 14 pikë më pak. Në vend të tretë Masa me 47 pikë dhe pas tij Kimi Raikoneni me 42 pikë të grumbulluara. Në renditjen e konstruktorëve është MekLareni që kryeson me 114 pikë. Ferrari është në vend të dytë me 89 pikë.
Masa
Është e sigurt që unë e humba garën sot për shkak të trafikut. Gjatë ndalimit të parë në bokse unë duhej të isha më shumë se sa katër sekonda përpara Kimit, dhe kjo funksionoi për mrekulli, sepse pista ishte e lirë. Ndërsa gjatë ndalimit të dytë Kimi doli përpara meje.
Makina ishte shumë mirë gjatë gjithë garës, edhe kur unë isha i vetëm në krye. Është gjë shumë e mirë për skuadrën që të arrijë dy vendet e para në garë. Dhe duke pasur parasysh Mek Larenin që është ende e para në renditjen e konstruktorëve është shumë bukur që të kesh një fundjavë të tillë.
Hamilton
Mbi të gjitha unë jam i lumtur për skuadrën. Ne morëm pikë të mira. Unë mora pikë për kampionatin, që është dhe celsi i gjithckaje, ne duhet të vazhdojmë që të luftojmë fort. Ferrari është e shpejtë po unë mendoj ne mund t'i mundim ata në garën e ardhshme. Unë mendoj që ne do të jemi konkurrues me Silverstounin. Skuadra po punon shumë mirë tek fabrika që të vazhdojë të përmirësohet dhe unë e di se në garën e ardhshme ne do të jemi më të shpejtë. Për sa kohë ne do të vazhdojmë që të ecim në mënyrë konstante mirë, unë nuk shikoj asnjë arsye që të mos na ndalojë ne që të shkojmë drejt fitores.
Raikonen
Është bukur një situatë e tillë. Unë mendoj që ne kemi pasur pak kohë të vështirë, por ndonjë herë është më mirë kështu. Njerëzit gjithmonë mendojnë që ti ke humbur, kur nuk arrin që të marrësh rezultate të mira, por ne punuam fort dhe u përpoqëm dhe mendoj se ende mund të përmirësohemi. Ne ende nuk jemi aty ku duhet, por jemi më të gëzuar me makinën që nga testi i kaluar dhe në garat e kaluara. Unë mendoj se tani kemi arritur një shpejtësi të mirë, kështu që shpresoj që të mbajmë të njëjtin nivel edhe në garat e tjera.

Renditja
1 Kimi Raikonen Ferrari 10
2 Felipe Masa Ferrari 8
3 Ljuis Hamilton Mercedes 6
4 Robert Kubika BMW 5
5 Nik Haidfild BMW 4
6 Xhankarlo Fizikela Renault 3
7 Fernando Alonso Mercedes 2
8 Xhenson Baton Honda 1

Renditja e pergjithshme

Pilotet
1 Ljuis Hamilton B.M Mercedes 64
2 Fernando Alonso Spa Mercedes 50
3 Felipe Masa Bra Ferrari 47
4 Kimi Raikonen Fin Ferrari 42
5 Nik Hidfild Ger BMW 30
6 Robert Kubica Pol BMW 17
7 Xhiankarlo Fizikela Ita Renault 16
8 Heiki Kovalainen Fin Renault 12
9 Aleksandwr Vurz Aus Williams 8
10 Jarno Trulli Ita Toyota 7

Konstruktoret
1 Mercedes 114
2 Ferrari 89
3 BMW 48
4 Renault 28
5 Williams-Toyota 13
6 Toyota 9
7 Renault 6
8 S.A-Honda 4
9 Honda 1

French Grand Prix 2007 Start

France GP Podium

France GP Press Conference

Arsim Ziberi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›