E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rosi, ringjitje kampioni

- Valentino Rosi fitoi Cmimin e Madh të Holandës në MotoGP, duke u nisur i njëmbëdhjeti. Një garë legjendare për doktor Rosin, që arriti të kalojë rivalin sezonal disa xhiro përpara përfundimit të garës, Kejsi Stoner, i cili e mbylli garën i dyti. Niki Hajden, kampioni i botës në fuqi, doli i treti, ndërsa Daniel Pedroza i katërti. Rosi ndodhet në klasifikimin e përgjithshëm i dyti me 164 pikë, ndërsa Stoner i pari, me 185 pikë. "Ishte gjithcka perfekte", – tha italiani i Jamahas pas garës. "Rosi ishte i pathyeshëm", - shtoi Kejsi Stoner. Në klasin e motorave 250 kubikësh fitoi spanjolli Horge Lorenco (italiani Aleks De Anxhelis i dyti) dhe në atë të 125 kubikësh fitoi Matia Pazini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›