Shuster, të mërkurën prezantohet

Kontrata e Shusterit, si trajneri i ri i Realit të Madridit, është cështje dite. Sipas sitit sportiv spanjoll "as.com", presidenti Ramon Kalderon ka vendosur që prezantimi i gjermanit të bëhet të mërkurën ose maksimumi të enjten. Gjithcka lidhet me formalizimin e prishjes zyrtare të kontratës së Bernd Shusterit me Getafen. Kalderon dhe Shuster nënshkruan një kontratë verbale gjatë muajit mars në restorantin "Portobello". "Gjithmonë kemi thënë se Shusteri do të jetë trajneri ynë i ri", - pohoi drejtori sportiv i Realit të Madridit, Pedra Mijatovic.