E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flet Braun: Ferrari, më ka mësuar të fitoj

Sot pritet të jepet vendimi i Gjykatës së Apelit të FIA-s, i cili do të na thotë përfundimisht, nëse makinat Ros Braun dhe bashkë edhe me ato të Tojotës dhe Uilliamsit, janë të rregullta apo jo. Çështja ka të bëjë me përdorimin e difuzorëve të aerodinamikës: të tri skuadrat kanë realizuar një "mrekulli", e cila krijon një efekt të madh në shpejtësi. Por tashmë kërkohet interpretimi i rregullit të ri, i cili ishte ndryshuar nga drejtuesit e lartë të FIA-s me qëllimin e garantimit të më shumë parakalimeve. Nëse gjykata do t‘i japë të drejtë Ferrarit & Co., që nga gara e Kinës të tri skuadrat e "akuzuara" do të duhet të aplikojnë një tjetër mënyrë për aerodinamikën (plus që do t‘ju duhen pikët e fituara deri tani). Në të kundërt, nëse BraunGp & Co. do të duhet ta fitojnë këtë "gjyq", të gjitha skuadrat e tjera do të jenë të detyruara të përshtaten sa më shpejt, por asnjë nuk do të mundet ta bëjë para garës së Montekarlos. "Shpresoj që të mbyllet me një fund të mirë çështja e difuzorëve, tha Ros Braun, padroni i skuderisë ‘së akuzuar‘. Do të befasohesha nëse do të merrej një vendim kundër nesh. Është një çështje teknike shumë komplekse. Sigurisht nuk mund të jemi 100% optimistë. Për sa i përket ecurisë së makinës, mund të them se ka ardhur falë eksperiencës së madhe, që kam marrë kur punoja te Ferrari, ku kam mësuar se si fitohet", ka përfunduar shefi i skuadrës BraunGP.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›