Menaxheri: Adriano nuk do të largohet nga futbolli
Menaxheri i Adrianos, Gilmar Rinaldi, ka mbërritur dje në Milano, ku pasdite ka takuar drejtuesit e Interit. Sipas Rinaldit, Adriano nuk dëshiron të largohet nga futbolli, por thjesht ka nevojë për disa muaj pushim për të rigjetur veten si njeri dhe më pas si futbollist. Menaxheri ka përgënjeshtruar kontaktet me klube të tjera, por ai ka nevojë vetëm për pak qetësi. Gjithashtu është i bindur se mund të rikthehet të veshë bluzën zikaltër, nëse kjo do të jetë e mundur pas bisedimeve mes palëve. Pra sipas menaxherit, braziliani thjesht po jeton një moment lodhjeje dhe, ditët e kaluara në Rio i kanë shërbyer për të reflektuar rreth të ardhmes së tij. "Nuk do ta lërë futbollin", ka theksuar menaxheri.