Fokus/Stisja propandistike e feministes së frustruar Gjermeni
Parada e socialistëve që përditë përdoren në operacionin “ahengu i baltës”, në demaskimin e kinse korrupsionit të Ministrit të Ekonomisë ka detyrim ta shpërndajë lojën, duke u fokusuar tek pasuria e z. Dritan Priftit dhe jo tek vertetimi i akuzave të tij se Edi Rama përdor substanca të ndryshme narkotike.
Kësaj radhe është përdorur Eglantina Gjermeni, deputete socialiste, prurje e drejtpërdrejtë e Edvinit. Sigurisht e përzgjedhur me finesë sepse ajo është në “haremin” e 10 më të besuarave të Ramës, natyrisht e zgjedhur me funksion nga ky i fundit për një arsye. Dhe arsyeja themelore e nëndheshme është se i nevojitej një grua për të fshirë imazhin e dhunshëm të një tjetër gruaje dhe komplekset narcizistike që egoarku ka me seksin femër... E kush më mirë se Eglantina Gjermeni, drejtoreshë Ekzekutive e “Aleancës Gjinore për Zhvillim” dhe shoqe e Diana çulit mund ta bënte këtë? Deputetja Gjermeni nuk ka stof politikani dhe as ndonjë astar i feminizmit në Shqipëri.
Përpos dënglave. Maksimumi i arsyetimit në formë pyetëse që bën deputetja Gjermeni është se “Në cilin vend të botës, në kulmin e krizës ekonomike, Ministri i Ekonomisë do ishte pasuruar me 1.8 milion euro në një vit dhe ngjarja do të kishte kaluar në heshtje?” Një pyetje jo aq retorike e që në pamje duket se shkon e vjen me logjike. Por kësaj pyetje të deputetes Gjermeni mund t’i jepet një përgjigje po aq e logjikshme. Ne e njohim pak a shumë milardierin dhe filantropin George Soros, atë të fondacionit Soros që kontribuon siç di ai edhe në Shqipëri, i cili në pikun e krizës financiare botërore shtoi me “lëvizje kapitali” rreth 2.9 miliardë dollarë. A kupton zonja Gjermeni se edhe në krizë ekonomike, me raste të ndryshme kuptohet - mund të dalësh i fituar. Dhe kjo nuk është një përgjigje retorike.
Ju do të thoni sesi ia dolën Soros dhe Prifti të kishin fitime gjatë krizës ekonomike? Me modesti do të përpiqemi t’u informojnë në mënyrë korrekte. Kompania e tij (Soros) më e fuqishme “Home Mortgage” me seli në Teksas, ia doli të fitonte në krizë sepse investoi në blerjen në tregun e kredive, me çmime nën kosto, pasi kriza i kishte zhvlerësuar. Me një total prej 1 milionë kontratash në vit në fund të viti kompania ia doli të dyfishonte kapitalin e investuar në kredi, pra duke blerë e shitur aksione në tregun e kredive. Ky është George Soros, fiton edhe në kriza ekonomike. Si ia del nuk i dihet! Njerëzit e thjeshtë nuk e kuptojnë, prandaj e akuzojnë për spekulime. Të vërteta apo të pavërteta, kontoja e tij në bankë rritet. Po rasti i Ministrit të Ekonomisë, z. Prifti? S’ka asgjë të paqartë, s’ka asnjë gjë të dyshimtë. Fillojmë me fakte: Kur u krijua kompania “Fortis 2”, ai së bashku me ortakun nga Fieri, vendosën që ai të kishte shumicën e aksioneve dhe të vinte në dispozicion të kompanisë tokën prej 27 ha të fabrikës së tij të vjetër dhe një shumë mbi 1 milion euro si kontribut, kurse z. Prifti si aksioner i pakicës duhet të gjente nje kredi deri në 5 milionë euro për të blerë fabrikën e re. Ai vuri tokën dhe paratë, dhe Z. Prifti gjeti kredinë, në fillim 3.5 milion euro nga banka NBG dhe më vonë 1.5 milionë nga Tirana Bank. Janë lehtësisht të kontrollueshme. Ju do të thoni e po këto nuk janë në deklaratën e pasurisë? Por në deklaratën e pasurisë vihet kuota në pronësi dhe nuk vihen transaksionet e firmës. Këto janë punët e kompanisë dhe kushdo mund t’i verifikojë në dokumentet e kompanisë, edhe Inspektorati i Deklarimit të Pasurive, pra nuk ka të fshehta. Në vitin 2007 këto para ishin për ngritjen e kompanisë. Po, kompania nuk filloi punë. Por në kompani, janë kapitalizuar 5 milionë euro kredi, 27 hektarë tokë që vlen mbi 3 milionë euro, dhe mbi 1 milionë euro të vendosura nga ortaku. Për shkak të mungesës së parave në kompani u futën dhe 2 ortakë të rinj që kontribuon rreth 800 mijë euro. Kapitali i kompanisë duhet të jetë mbase nga 5-8 milionë euro sot. Sipas interesimit të Ministrit Prifti (që kërkonte të bëhej Ministër) në Inspektoratin e Deklarimit të Pasurive nëse mund t’i mbante aksionet, ata i thanë se ligjërisht ishte konflikt interesi si për të, ashtu edhe për bashkëshorten që kishin aksione aktive. Për t’u bërë ministër pra duhet të shiste aksionet, çka u “detyrua” ta bënte një veprim të tillë. Iu shitën 35 % e aksioneve njërit prej ortakëve të kompanisë me 1.5 milionë euro...kurse vlera e tyre reale, pra e 30 përqindëshit, është më e madhe, është gati gati 2.5 milionë euro, por për shkak të emergjencës së shitjes, z. Prifti u detyrua të shiste aksionet me më pak se vlera nominale e tyre. Konflikti propagandistik është nëse Z. Prifti ia ka shlyer detyrimet përfituesit për këtë operacion financiar. Socialistët e dinë sesi është puna, por spekulojnë hapur edhe me deputeten e Aleancës Gjinore (paçka se nuk dihet sesa transparente i ka financat kjo Aleanca) Eglantina Gjermeni. Sepse në rastin e Z. Prifti, është mëse e qartë se nëse aksionet shiten nën vlerën e tyre nominale dhe nuk kanë fitim, nuk paguhen tatime. Kur shiten mbi vlerën nominale dhe fitohet, atëhere edhe paguhet tatim.