Si shpjegohet që askush nuk revoltohet, kur Presidenti thyen Kushtetutën?
Presidentët e Republikës së Shqipërisë të pas komunizmi kanë pasur gjithmonë brenda mandatit të tyre histori konfliktesh. Bile presidenti konsensual Moisiu shkoi deri në një “luftë” permanente me ekzekutivin e vendit. Me intensitet më të dobët Presidenti Topi, që i ka rënë mohit shpirtit demokrat për të bërë edhe pak atë socialist, pasi kështu është i të gjithëve palëve i është futur një konflikti. Por konflikti kësaj radhe nuk është drejtpërdrejt me Ekzekutivin por me vetë Kushtetutën, garant i së cilës është po ai. Gjykata Kushtetuese prej më se një muaji është pa kryetar, edhe pse edhe pse është tejkaluar çdo afat i ligjit themeltar të shtetit, Kushtetutës. Si shpjegohet? Hipoteza më e shpejtë dhe më afër të vërtetës është se ai nuk dëshiron ta bëjë zgjedhjen mes 2 kandidatëve që nuk i përshtaten mendimit të tij. Deri tani ai ka heshtur pas çatisë politike të mazhorancës me opozitën, duke anashkaluar në mënyrë absurde e të pashpjegueshme propozimin e emrit për kryetar të njërës prej instancave më të larta gjyqësore të vendit. Opozita shqiptare që ka sulmuar kaq shumë qeverinë Berisha për kundërshtime kushtetuese, asnjëherë nuk është prononcuar për këto ligje që kalojnë edhe me firmën e Presidenti Topi. Sulmon qeverinë për ligje anti-kushtetuese kurse për institucionin që i lejon dhe i filtron këto ligje asnjë fjalë. Këtu ka diçka që nuk funksionon, ndofta është opozita e ndofta joopozita parlamentare.
Ndërkohë ka muaj e gjysmë qëkur ka kaluar afati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, në një kohë kur Kushtetuta ka parashikuar emërimin e kryetarit të ri, jo më vonë se 30 ditë nga mbarimi i mandatit të paraardhësit. Si shpjegohet, kur Neni 125 në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, pika 4, sanksionon se kryetari emërohet nga radhët e Gjykatës Kushtetuese, nga Presidenti i Republikës dhe merr bekimin e parlamentit. Në këtë pikë të kushtetutës thuhet po ashtu se emërimi i kryetarit duhet të bëhet brenda 30 ditëve nga mbarimi i mandatit të paraardhësit. Afërmendsh Neni 124 dëften qartë se Presidenti i Republikës, është përtej çdo koherence me Ligjin themeltar të shtetit. Por Kushtetuta nuk është një opcion! Republika diktohet sipas Kushtetues dhe zbatimit të saj rigoroz dhe jo tekave e llogarive politike. është e çuditshme dhe aq e habitshme që nuk kanë reaguar Konstitucionalistët, duke qenë se janë shumë rigorozë dhe të shpeshtë në media për të shprehur këndvështrime interpretative. I vetmi që ka reaguar është Spiro Peçi, që është në konflikt interesi interpretativ, sepse është këshilltar i Presidentit, që përpiqet t’i japë një konotacion personal mos-dekretimit.
Po si shpjegohet kjo neglizhencë? Ndoshta gjithçka vjen prej emërimit të një kandidature që duket se s’është krejt nën kontrollin e presidentit. Kjo sjellje jashtë logjike, sjell që institucioni i ngarkuar të ruajë zbatimin e kushtetutës ka zgjedhur në mënyrë krejt anti-institucionale, mosveprimin, duke na çuar kështu në një shkelje flagrante të kushtetutës. Për ta lexuar disi më mirë rëndësinë e çështjes në fjalë, mund të kujtojmë se pas 7 qershorit Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit. Shkak për këtë gjendje, janë bërë vonesat e shumta për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj, fillimisht nga Presidenti dhe më pas nga Kuvendi. Disa ditë më parë, Parlamenti zgjodhi dy nga tre anëtarët e rinj të dekretuar për në këtë gjykatë, ndërkohë i treti u hodh poshtë. Ndërkaq opozita socialiste ka interes të dukshëm për zgjatjen e status-quosë dhe vijimin e këtij mosveprimi të presidentit, prandaj edhe u investua në minimizimin e këtij rasti të paprecedentë në Europë. Procedura e zgjedhjes së kryetarit të kësaj gjykate është e njëjtë me atë të zgjedhjes së anëtarit të saj, pra "Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtarëve të saj nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, për një periudhë prej 3 vjetësh, me të drejtë riemërimi brenda mandatit të gjyqtarit", përcaktohet në nenin 7 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese. Mirëpo zgjedhja e kryetarit të kësaj gjykate mund të bëhet pa i zgjedhur më parë anëtarët që mungojnë, pasi Neni 125 në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, pika 4, nënshkruhet se kryetari emërohet nga radhët e Gjykatës Kushtetuese, nga Presidenti i Republikës dhe merr bekimin e parlamentit. Në këtë pikë të kushtetutës sanksionohet po ashtu se emërimi i kryetarit duhet të bëhet brenda 30 ditëve nga mbarimi i mandatit të paraardhësit dhe mandati i ish-kryetarit të Kushtetutës Vladimir Kristo ka mbaruar me 7 qershor. 30 ditë: plot një muaj kanë kaluar dhe mbaruar prandaj Presidenti Topi është vonuar disi në dekretimin e tij, çka e ka paralizuar këtë Gjykatë Supreme të Drejtësisë Shqiptare. Kjo është e pafalshme për njeriun që është Kryetari i Shtetit dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Pikë.